Çfarë do të ndodhte me botën në rast të një apokalipsi bërthamor? - NACIONALE

Çfarë do të ndodhte me botën në rast të një apokalipsi bërthamor?

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një studim i ri ka zbuluar se në rast të një lufte bërthamore mes ShBA-së dhe Rusisë, më shumë se pesë miliardë njerëz do të vdisnin, pasi qytetrimet e shkatërrura do të vuanin për ushqim.

Shkencëtarët besojnë se pasojat e një apokalipsi mega bërthamor do të kishin një ndikim katastrofik në prodhimin e ushqimit - duke zhdukur popullata të tëra nga uria.

Sipas The Sun, studiuesit në Universitetin Rutgers kanë përfunduar analizën e detajeve të ndikimit të një shpërthimi bërthamor - dhe rezultatet janë rrëqethëse.

Ata besojnë se pasojat katastrofike të një beteje bërthamore do të bënin që më shumë se pesë miliardë njerëz të vdisnin nga uria në mbarë botën në vitet pasuese, në krye të numrit të madh të personave që do të vdisnin në luftë.

Sipas studimit, vendet që do të shkatërroheshin tërësisht janë Britania e Madhe, ShBA-ja, Gjermania, Franca dhe Kina.

Nga ana tjetër, vende të tilla si Argjentina dhe Australia nuk do të përjetonin vdekje, pavarësisht nga supozimi se të gjitha bagëtitë do të ishin të ngordhura dhe nuk do të kishte tregti me kombet e tjera.

Profesori Alan Robuck, i Universitetit Rutgers në Nju Xhersi, tha: “Të gjithë e kuptojnë se efektet e drejtpërdrejta të luftës bërthamore do të ishin të tmerrshme, siç pamë në Hiroshima dhe Nagasaki.”

"Puna jonë tregon se në pjesën tjetër të botës për shkak të ndikimeve në klimë dhe bujqësi do të vdisnin dhjetë herë më shumë njerëz.”

Në studimin e botuar në revistën Nature Food, shkencëtarët morën parasysh gjashtë skenarë që përfshinin luftëra bërthamore të madhësive të ndryshme - duke përfshirë një midis Indisë dhe Pakistanit dhe një midis ShBA-së dhe Rusisë.

Ata llogaritën se sa blozë që bllokon diellin do të hynte në atmosferë nga stuhitë e zjarrit të krijuara nga shpërthimi i armëve bërthamore. Edhe konflikti më i vogël mund të shihte më shumë se një miliardë njerëz në krizë urie për shkak të dështimit të të korrave.

Por një luftë bërthamore në shkallë të plotë mund të sjellë një rënie aq të madhe në rendimentet e të korrave, saqë 75 për qind e popullsisë së botës do të vdiste nga uria në vetëm dy vjet.

Shkencëtarët dolën me këto vlerësime duke injoruar numrin fillestar të vdekjeve nga armët bërthamore dhe në vend të kësaj modeluan rënien në bujqësi nga rënia e dritës së diellit për shkak të blozës dhe temperaturave.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres beson se krizat në Ukrainë dhe Tajvan po e afrojnë botën gjithnjë e më pranë një humnere bërthamore.

Lajme të ngjashme