Çfarë do të ndodhë tani që Putini është duke humbur?
Një Vladimir Putin që është duke humbur është duke sulmuar, po synon skema gjithnjë e më helmuese duke i detyruar kryeqytetet perëndimore të luajnë lojëra lufte me skenarët e tij vrasës.
Presidenti rus është duke terrorizuar ukrainasit në qytete larg frontit të luftës, ai dyshohet se urdhëruar sabotimin e tubacioneve të gazit në Evropë, dhe më e rënda është ai që po kërcënon me luftë bërthamore.
Të gjitha këto brenda vetëm pak javëve.
Më poshtë janë disa situata që mund të ndodhin në vazhdim, dhe mënyrat se si po përgatitet Perëndimi për to.
Terrorizimi i civilëve ukrainas
Në një lëvizje hakmarrëse të hënën në mëngjes, raketat ruse goditën qendrën e Kievit, duke shënuar goditjen e parë që nga muaji qershor.
Një diplomat i lartë nga Evropa Qendrore, tha se sulmet me raketa ishin "hakmarrje për urën"-referuar sulmi të urës që lidh Krimenë me Rusinë.
Megjithatë, disa ekspertë kanë frikë se Putini ka nisur të zhvillojë një fushatë më të gjerë.
Heinrich Brauss, një ish-ndihmës sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i cili më parë ka shërbyer si gjeneral-lejtnant në ushtrinë gjermane, tha se është i shqetësuar se komandanti i sapoemëruar i Rusisë për forcat ruse në Ukrainë, Sergei Surovikin, konsiderohet “absolutisht brutal dhe nuk e përfill jetën njerëzore apo infrastrukturën civile”.
Pas sulmeve, janë kërkuar sanksione të reja, e sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.
Të hënën Gjermania njoftoi se do të përshpejtojë dërgimin e sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore IRIS-T në Kiev dhe Ukraina do të marrë dy Sisteme të Avancuara Kombëtare të Raketave Sipërfaqje-Ajrore të prodhuara nga ShBA, ose NASAMS, deri në nëntor. Ndërsa, presidenti i ShBA-së Joe Biden ka ripërsëritur zotimin e tij për t'i ofruar vendit "sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore" pa dhënë specifika.
Sabotimi i jetës evropiane
Nuk ka shumë mundësi që Rusia të sfidojë drejtëpërdrejt një aleat të NATO-s, por Kremlini por Kremlini duket gjithnjë e më i gatshëm për të hequr në mënyrë klandestine sistemet që nënshtrojnë shoqëritë e vendeve të NATO-s.
Së pari, ndodhën shpërthime në tubacionet nënujore të gazit Nord Stream që lidhin Rusinë dhe Evropën – një komplot sabotazhi për të cilin dyshohet Kremlini.
Më pas, gjatë fundjavës, dikush preu kabllot duke mbajtur trenat e Gjermanisë në lëvizje, kjo gjë ngriti mundësin e një komploti të tjetër të mundshëm të Kremlinit.
Skenarë të tillë të mundshëm sabotimi ka shumë.
Në fillim të këtij viti, NATO pranoi në një dokument të përditësuar se "sulme hibride" të tilla mund të bëhen mjaft serioze për të shkaktuar klauzolën e nenit 5 të aleancës ushtarake, e cila thotë se një sulm ushtarak ndaj një aleati është një sulm ndaj të gjithëve.
Pas këtyre incidenteve, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se aleanca ka "dyfishuar" praninë e saj në Detin Baltik dhe në Detin e Veriut dhe se aleatët "po rrisin sigurinë rreth instalimeve kryesore".
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve gjatë viteve të fundit për të rritur "rezistencën" në të gjithë NATO-n, ekspertët dhe zyrtarët pranojnë se rrjetet e infrastrukturës së Evropës janë aq të gjera - dhe shpesh në pronësi të kompanive private - sa mundësitë e qeverive janë të kufizuara.
Blerja e kohës
Ndërkohë që duket Putini është duke rritur aksionet, ekspertët thonë se ka mundësi që ai është duke u përpjekur të blejë kohë, duke shpresuar se moti i ftohtë do të ndryshojë dinamikën e konfliktit dhe perëndimi përfundimisht do të lodhet me armatosjen dhe financimin e Ukrainës.
Ekspertët thanë se vendimi i Putinit për të tërhequr qindra mijëra rusë të rinj në luftë është pjesë e këtij marifeti.
“I gjithë qëllimi për këtë është të tregtohen trupat me kohën,” ka thënë Hodges, një ish-komandant amerikan.
Kërcënimi bërthamor
Më pas vjen perspektiva e luftës bërthamore – një koncept që deri vonë dukej i paimagjinueshëm.
Specialistët thonë se përdorimi i armëve bërthamore është një opsion jo shumë i mundshëm për Moskën, qoftë për armë bërthamore taktike me fuqi të kufizuar apo një bombë bërthamore.
Në vend të kësaj, sipas zyrtarëve dhe ekspertëve, retorika bërthamore ofron një taktikë frikësimi që synon të trembë si njerëzit brenda Ukrainës ashtu edhe në vendet e NATO-s që mbështesin Kievin.
“Nëse Rusia mund të kërcënojë me armë bërthamore për të siguruar territorin që e ka pushtuar përkohësisht, atëherë ne jemi të gjithë – secili prej nesh – subjekt i shantazhit”, ka thënë Krišjānis Kariņš, kryeministri letonez.
“Pra, çfarë më pas, Putin mund të lëvizë trupat ruse në Moldavi dhe të kërcënojë me sulm bërthamor. E me mund të shkojë larg e më larg pastaj”, është shprehur ai.

Konsensusi është se Uashingtoni duhet të marrë drejtimin për të bindur Putinin duke përcaktuar saktësisht se si do të përgjigjet në një rast të tillë.
Një rol mund të kenë edhe vendet e mëdha si Kina apo India të cilat janë duke ndihmuar ekonominë e Rusisë. Një sulm bërthamor do të ishte tronditje e pashmangshme e sistemit ndërkombëtar dhe ekonomisë globale tashmë në lëkundje, diçka që edhe vetë aleatët e Rusisë do të donin ta shmangnin.
Deri më tani, zyrtarët amerikanë nuk e kanë bërë publike përgjigjen e tyre në rast të ndonjë sulmi bërthamor, duke treguar se Uashingtoni ua ka komunikuar reagimin që do të ketë privatisht zyrtarëve rusë.
E megjithëse nuk pritet që ShBA të përfshijë arsenalin e vet bërthamor, me siguri do të kishte një përgjigje të ashpër.


