Çfarë dimë për njeriun që vrau ish-kryeministrin japonez dhe pse e vrau?
Mediat japoneze kanë identifikuar personin e armatosur që qëlloi dhe vrau ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe në një tubim në qytetin perëndimor japonez Nara, afër Osakës.
Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Tetsuya Yamagami, e cila jeton në Nara. Mësohet se ai është një ish-pjesëtar i marinës japoneze, por ky informacion ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes. Yamagami u arrestua menjëherë pas të shtënave dhe tani është në paraburgim. Ai është arrestuar nga sigurimi dhe nuk ka tentuar as të arratiset. Transmetuesi lokal NHK raporton se policia i ka konfiskuar armën.
Në kontrollin e shtëpisë së sulmuesit u gjetën disa armë të improvizuara. Mediat lokale publikuan gjithashtu informacione jozyrtare se sulmuesve iu gjetën eksplozivë.
Ai do të akuzohet për vrasje, ndërsa arma që ka përdorur për të kryer sulmin është konfiskuar. Është një armë e bërë vetë nga sulmuesi. Dëshmitarët thanë se panë një armë të madhe. Për armën, policia tha se ishte bërë duke përdorur një përzierje materialesh si metali dhe druri, por nuk mund të thoshte nëse ishte bërë duke përdorur një printer 3D. Ata thanë se po hetohet nëse vrasësi ka vepruar i vetëm.
Një kornizë nga një video e marrë në momentin e sulmit tregon saktësisht se si duket ajo armë. Shikoni të gjithë videon. Të shtënat me armë janë afër fundit të videos.
🔴#LOÚLTIMO | #NOTICIASDEL🌏#ESTENDENCIA • Shinzo Abe
— La Tendencia 🇵🇪 (@latendenciape) July 8, 2022
Un video captado por NHK, la televisión pública de Japón, muestra el preciso instante del ataque armado al ex primer ministro de Japón en Nara, y el arresto del presunto atacante.pic.twitter.com/QQHWsSoVss
Sulmuesi tregon pse e vrau Abe
Dëshmitarët thanë se panë një burrë që mbante atë që ata e përshkruan si një armë të madhe dhe qëlloi dy herë Abe nga pas.
Oficerët thanë se Yamagami u tha oficerëve se kishte një problem "me një organizatë specifike" dhe se ai besonte se Abe ishte një anëtar i asaj organizate, kjo është arsyeja pse ai e qëlloi atë. Kur u pyet nëse ai donte të vriste Abe, policia tha se ai vetëm pranoi se donte ta qëllonte.
Dhe për organizatën e paidentifikuar i dyshuari tha se kishte probleme me të, policia thotë se janë ende duke përcaktuar nëse Abe ka ndonjë lidhje me të. /Nacionale/
