Britania thotë se rusët pësuan masivisht nga dy sulme me rreze të gjatë në Ukrainë
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të premten se forcat ruse po pësojnë viktima masive nga sulmet ukrainase me rreze të gjatë.
“Forcat ruse në Ukrainë vazhdojnë që të pësojë viktima masive nga sulmet precize ukrainase me rreze të gjatë dukshëm prapa vijës së frontit”- thuhet në përditësimin e ri të të dhënave të inteligjencës britanike, që u publikua të premten në mëngjes, raporton gazeta “The Guardian”.
Në raportin e ri saktësohen vendet dhe datat kur forcat ruse besohet se pësuan rëndë nga sulmet ukrainase.
“Më 10 nëntor 2023, me gjasë mbi 70 trupa ruse u vranë nga një sulm ndaj një kolone të kamionëve 23 kilometra prapa vijës së frontit në fshatin Hladkivka, rajoni i Khersonit”- tha ministria britanike.
“Më pas, më 19 nëntor 2023, një sulm ndaj trupave ruse që po merrnin pjesë në një ceremoni çmimesh ose koncert në Kumachove, 60 kilometra brenda territorit të kontrolluar nga rusët, me gjasë shkaktoi dhjetëra viktima”- thuhet për një rast tjetër.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 24 November 2023.
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) November 24, 2023
Find out more about Defence Intelligence's use of language: https://t.co/GD8RvW24UF
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/TnJ3VXei3r
Sidoqoftë, inteligjenca britanike përmendi edhe një incident të ngjashëm ku kanë pësuar forcat ukrainase.
“Ukraina gjithashtu ka pësuar incidente të ngjashme: një raketë balistike ruse vrau 19 pjesëtarë të Brigadës së 128-të të Ndarë Malore Sulmuese në një ceremoni medaljesh më 3 nëntor 2023”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.