Bota nën ethe: Çka tha Sekretari Blinkeni pas takimit me presidentin kinez?
Sekretari amerikan Antony Blinken është takuar sot me presidentin kinez Xi Jinping në njërën prej ngjarjeve më të diskutuara të politikës botërore. Çka tha z. Blinken pas takimit?
Kjo vizitë ishte paraparë të mbahej më herët, por ishte shtyrë pas tensioneve të rritura shkaku i balonëve të spiunazhit.
BBC ka përmbledhur pikat kryesore të asaj që e ka thënë Sekretari Blinken sot pas takimit me presidentin kinez Xi.
- Pasi përshkroi raportin e Kinës dhe ShBA-ve si “rrjedhimor”, ai tha që këto shtete kanë obligime për ta stabilizuar atë raport dhe për ta menaxhuar me “përgjegjësi”
- Blinkeni – që u takua me Xi Jinpingun më herët – tha që komunikimi do të forcohej si rezultat i atij udhëtimi
- Ai po ashtu tha që isedat me Xi-në dhe kryediplomatin kinez Wang Yi kishin qenë “të fuqishme” dhe kishin mbuluar gjithçka prej “agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës” përmes krizës së fentanilit
- Për çështjen e Tajvanit, Blinkeni përsëriti qëndrimin e ShBA-ve për politikën Një Kinë, që nënkupton se ka vetëm një qeveri kineze. Po ai po ashtu paralajëmroi kundër “veprimeve provokuese” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit, që i ngriti me Xi-në
- ShBA-ja mbetet “thellë e shqetësuar” për “shkeljet” e të drejtave të njeriut nga ina, veçanërisht në Xinjiang, Tibet dhe Hong Kong, tha Blinkeni
- Ai tha që Kina kishte përsëritur se nuk do të furnizonte me ndihmë vdekjeprurëse Rusinë për ta përdorur në Ukrainë – por Blinken paralajmëroi në lidhje me influencën e kompanive private kineze
- Ai e pranoi që raportet mes Kinës dhe ShBA-ve kishin vuajtur “jostabilitet” – dhe se ishte e rëndësishme të stabilizoheshin
- Për përfundim, ai siguroi popullin dhe qeverinë e Kinës se ShBA-ja nuk kishte synim që “ekonomikisht t’i kufizonte”. Suksesi i madh ekonomik i Kinës i konvenon edhe ShBA-ve, tha ai.
