Boris Johnson pajtohet që të japë dorëheqje - NACIONALE

Boris Johnson pajtohet që të japë dorëheqje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Redaktori i politikës në BBC, Chris Mason, ka raportuar se kryeministri britanik, Boris Johnson, do të japë dorëheqje nga kryetari i Partisë Konservatore të enjten, por do të vazhdojë të jetë kryeministër deri në vjeshtë.

Këtë verë do të zhvillohet gara për kreun e Partisë Konservatore, ndërsa kryeministri i ri pritet të zgjidhet në periudhën e konferencës së Partisë Konservatore në tetor.

“Dorëzimi” i kryeministrit britanik erdhi pak kohë pasi sekretarja e sapoemëruar e Arsimit, Michelle Donelan, dha dorëheqje vetëm 36 orë pas emërimit në këtë post.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, gjithashtu ka konfirmuar se e ka tërhequr përkrahjen e tij për kryeministrin. Më herët, dorëheqje dha edhe sekretari për Irlandën Veriore, Brandon Lewis.

Presioni ndaj Johnsonit u rrit ditëve të fundit pas dorëheqjes së mbi 50 zyrtarëve qeveritarë nga të gjitha nivelet./Nacionale

Lajme të ngjashme