Biden për balonën e dyshuar kineze: Do të kujdesemi për të
Presidenti Joe Biden ka thënë se administrata e tij do të trajtojë çështjen e balonës së dyshuar kineze që është duke përshkuar qiellin e Shteteve të Bashkuara.
I pyetur nga CNN, nëse kishte plane për rrëzim të balonës, Biden është përgjigjur, duke thënë se: "Ne do të kujdesemi për të"
Që kur është informuar nga Mbrojtja për balonën, Biden ka qenë duke diskutuar opsionet për trajtimin e saj.
Deri më tani është bërë e ditur se këshilltarët e tij, e kanë paralajmëruar kundër rrëzimit të balonës në tokë.
Ndërkohë, zyrtarët e Mbrojtjes kanë njoftuar se po vazhdon monitorimi i balonës, ndërsa është duke lëvizuar mbi qendrën e ShBA-së.