Biden: Lufta në Ukrainë është në një pikë kritike
Presidenti amerikan Joe Biden foli sot me kryeministrin ukrainas Denis Shimihal, i cili ishte në Shtëpinë e Bardhë këtë mëngjes.
"Biseda ishte e mirë. Ai falënderoi popullin amerikan për mbështetjen e tij, ai e kupton se është e rëndësishme. Ne diskutuam gjithashtu se si ti mbajmë të gjithë liderët e Evropës dhe të tjerët të bashkuar, për të ndaluar së bashku agresionin brutal të Putinit", tha Biden.
“Po hidhen bazat për fazën tjetër të luftës”
Presidenti amerikan foli gjithashtu për agjencitë në Ukrainë që punojnë për të zbuluar krimet ruse të luftës dhe i falënderoi për "përpjekjet e tyre të mëdha".
"E gjithë bota e sheh atë që po ndodh tani. Rusia tani ka nisur ofensivën e saj për të pushtuar më shumë territor në Ukrainën lindore. Lufta tani është në një fazë kritike, duke hedhur themelet për fazën tjetër të luftës", tha Biden.
"Amerika dhe aleatët e saj" po punojnë sa më shpejt që të jetë e mundur "për të furnizuar ukrainasit me armët që u nevojiten për të mbrojtur vendin", tha Biden, duke njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh. /Nacionale/