BE-ja së shpejti do të vendosë sanksione për shkak të dronëve iranianë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka rënë dakord në parim të sanksionojë tetë persona dhe subjekte lidhur me përdorimin nga Rusia të dronëve kamikaze iraniane në sulmet ndaj Ukrainës, kanë konfirmuar tre diplomatë evropianë.
Sot zyrtarët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duhet të bien dakord për një listë konkrete të të sanksionuarve, të cilën duhet ta votojnë pasditen e sotme.
Lajmi për sanksionet për dronët iranianë vjen pasi Amerika tha se dërgesa e Iranit me dronë shpërthyes në Rusi shkel sanksionet e OKB-së.
Qytetet ukrainase, përfshirë Kievin, janë sulmuar prej ditësh nga dronët kamikaze që besohet se janë të prodhimit iranian.
Kujtojmë se Amerika kohët e fundit tha se pajtohet me vlerësimet e inteligjencës britanike dhe franceze se dërgimi i dronëve nga Irani në Rusi shkel rezolutën 2231 të OKB-së, e cila i referohet kufizimeve në eksportin e armëve iraniane. /Nacionale/