Basti i vdekjes - piu një shishe Jägermeister për dy minuta në këmbim të 11 eurove, i riu vdes menjëherë pas
Në videon e mëposhtme duken momentet e fundit të jetës së një të riu i cili humbi jetën pasi piu një shishe Jägermeister brenda dy minutave, në mënyrë që të fitojë një bast prej 10 funtesh (11.80 euro).
Sipas The Sun, burri i moshës 25-30 vjeç ka vdekur në një restorant të quajtur Blue Corner Car Wash & Liquor pranë Elim, në Afrikën e Jugut. Ndërsa, nga policia e vendit është bërë e ditur se burri ishte joshur nga një bast i vënë për të parë se kush mund të pinte më shpejtë shishen e alkoolit të dielën në mbrëmje.
U njoftua se burri kishte arritur të përfundojë shishen në më pak se dy minuta, por menjëherë pas i ishin paraqitur problemet.
Në një klip të shpërndarë në internet, viktima dukej duke u mbajtur nga një burr tjetër teksa përfundonte pijen dhe në sfond të videos degjohet muzikë dhe brohoriten lojëtarët që të pijnë më shpejtë.
Policia e Afrikës së Jugut ka njoftuar se ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen tragjike, ndërsa zëdhënësi i policisë Motlafela Mojapelo ka thënë se:
“Policia në Waterval jashtë Louis Trichardt ka hapur një rast hetimi pas një incidenti të keqpërdorimit të dukshëm të alkoolit që ndodhi në një nga pikat lokale të pijeve në fshatin Mashamba, ku klientët dyshohet se morën pjesë në atë që ata e quajtën 'konkurs të pijes.”
"Fituesi që mund të konsumonte të gjithë shishen e Jägermeister brenda një kohe të caktuar, do të merrte 200 rubla para. Njëri prej tyre menjëherë pas pijes është rrëzuar dhe është dërguar në klinikën lokale ku u vërtetua se ka vdekur."
Duke reaguar ndaj videos në internet, një person tha se "ishte një lojë që doli e gabuar nga të gjitha drejtimet,” duke shtuar se burri kishte paguar me jetën e tij.