Balona me radar mbi Kiev, Rusia ndryshon taktikë në valën e re të sulmeve - NACIONALE

Balona me radar mbi Kiev, Rusia ndryshon taktikë në valën e re të sulmeve

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një ditë pasi Ukraina ka vënë re gjashtë balona ruse që mund te kenë pasur radar, ushtria ukrainase ka thënë se Rusia ka lëshuar mbi Kiev 36 raketa lundrimi.

Sipas zyrtarëve këto raketa janë lëshuar nga toka dhe deti, duke goditur infrastrukturën kritike ndërsa kanë lënë të vrarë edhe një grua.

Referuar balonave ruse, Kievi ka njoftuar se shumica e tyre janë rrëzuar, ndërsa ka bërë të ditur se këto balona shtyheshin nga energjia e erës.

Disa imazhe që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, shfaqin këto balona me një dizajn jo shumë të sofistikuar dhe më një strukturë në formë kryqi nga duket se reflektohet radari që zvarritet poshtë balonës.

"Këto objekte mund të mbajnë reflektorë radar dhe pajisje të caktuara zbulimi,"- ka thënë zëdhënësi i forcave ajrore Yurii Ihnat, duke shtuar se ato janë lëshuar për të zbuluar forcat e mbrojtjes së Ukrainës.

Kujtojmë se kohët e fundit, këto lloj balonash në lartësi të mëdha në qiell kanë ngritur tensionet edhe në ShBA. Veç kësaj, edhe në fillim të kësaj jave, një balonë e ngjashme është parë në Rumni, ndërsa Moldavia mbylli për pak kohë hapësirën e saj ajrore për shkak të një objekti të tillë të paidentifikuar.

E ndërsa është duke u afruar përvjetori i parë i pushtimit rus në Ukrainë, duke se këto balona janë një shtesë e përdorimir ajror të raketave të lundrimit dhe dronëve të lirë iranianë.

Sipas mediave, balonat kanë potencialin të ngatërrojnë sistemet e radarëve dhe të joshin ushtrinë ukrainase të lëshojë raketa shumë të shtrenjta tokë-ajër (Sams) në të ashtuquajturat "objektiva false".

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, ka thënë se radarët ukrainas kanë qenë në gjendje të identifikojnë saktë objektet dhe në të paktën dy raste i kanë rrëzuar me plumba në vend të shpërdorimit të raketave.

Lajme të ngjashme