Azerbajxhani e arreston ish-kryeministrin armen të Karabakut, miliarderin Ruben Vardanyan - NACIONALE

Azerbajxhani e arreston ish-kryeministrin armen të Karabakut, miliarderin Ruben Vardanyan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Azerbajxhani e ka arrestuar ish-udhëheqësin e rajonit të Nagorno-Karabakut, Ruben Vardanyan, përderisa ai po mundohej të shkonte në Armeni, thonë zyrtarët azerë.

Biznesmeni, që e kishte udhëhequr qeverinë separatist nga nëntori i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti, ishte në mesin e mijëra personave që po mundoheshin të largoheshin nga Nagorno-Karabaku, raporton televizioni BBC.

Bashkëshortja e Vardanyanit bëri thirrje për mbështetje për ta siguruar lirimin e tij të sigurt. “Rubeni ka qëndruar me popullin e Artsakut gjatë bllokadës 10-muajshe dhe ka vuajtur me ta gjatë përpjekjes së tyre për mbijetesë”- tha Veronika Zonabend.

Shërbimi kufitar i Azerbajxhanit tha se Vardanyani është dërguar në kryeqytetin Baku dhe u është dorëzuar agjencive të tjera shtetërore.

Gjatë kalimit të kufirit të martën, mijëra armenë etnikë iu nënshkruan kontrollit të rreptë nga forcat kufitare të Azerbajxhanit.

Autoritetet azere kanë thënë se janë vënë në kërkim të të dyshuarve për “krime lufte” dhe një burim qeveritar i tha agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se ky shtet synon që të zbatojë “amnisti për luftëtarët armenë që i kanë dorëzuar armët në Karabak”.

Megjithatë, ato shtuan se “ata që kanë kryer krime lufte gjatë luftërave të Karabakut duhet të dorëzohen te ne”.

Lajme të ngjashme