Avancon ofensiva në Donbas, Rusia merr nën kontroll qytezën Kreminna - NACIONALE

Avancon ofensiva në Donbas, Rusia merr nën kontroll qytezën Kreminna

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se trupat ruse e kanë marrë nën kontroll qytezën Kreminna, në lindje të Ukrainës, ndërsa autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të rajonet Donetsk dhe Luhansk që të evakuohen.

“Tash për tash, kontrolli në qytetin Kreminna është humbur, luftimet e rrugës janë duke ndodhur”, tha guvernatori rajonal i Luhanskut, Sergiu Gaidai, përmes një deklarate në llogarinë e tij në “Telegram”.

“Rusët qëlluan për vdekje njerëz që po përpiqeshin të largoheshin nga Kreminna. Rusët hapën zjarr ndaj një veture me civilë. Katër njerëz vdiqën”, shkroi ai.

Shtëpi, ndërtesa, një kompleks sportesh dhe objekte të tjera janë shkatërruar si rezultat i sulmeve në këtë qytezë si dhe në Rubizne e Lysychansk.

Në Lysychansk, ndërtesa e departamentit rajonal të policisë është shkatërruar, duke rezultuar në hospitalizimin e gjashtë policëve, shtoi Gaidai.

“U bëj fuqishëm thirrje njerëzve që të evakuohen. Nuk kanë mbetur vende të sigurta në rajon. Evakouhuni, ende mund t’ju shpëtojmë”, tha guvernatori rajonal.

Shefi i administratës ushtarake në Kreminna, Oleksandr Dunets, për “Radio Donbas”-in tha: “Luftimet zgjatën tri ditë dhe Rusia përdori numër të madh të automjeteve të blinduara për ta sulmuar qytetin.”

Kreminna, Rubizhne, Severodonetsku dhe Lysychansku kanë pasur bombardime të rënda nga të dyja palët për disa ditë në vijën e frontit. Rubizhne, që kishte më shumë se 60.000 banorë para se të niste lufta, u sulmua me artileri dhe mortaja nga ushtria ukrainase të hënën, raportuan gazetarët e agjencisë “AFP”.

Lajme të ngjashme