Autoritetet e Hamasit në Gaza ekzekutojnë pesë palestinezë, dy nën akuza për spiunim
Ministria e Brendshme e vendit ka njoftuar se autoritetet e Hamasit të Gazës të dielën kanë ekzekutuar pesë palestinezë, dy prej tyre me akuza për spiunazh për Izraelin që datonin në 2015 dhe 2009.
Ekzekutimet e realizuara në agim, me varje ose pushkatim, ishin të parat në territoret palestineze që nga viti 2017.
Deklarata e ministries që njoftoi për ekzekutimin e tyre nuk ka dhënë emra të plotë apo detaje për të dënuarit, në të thuhej vetëm se tre nga personat e ekzekutuar ishin të dënuar për vrasje, ndërsa dy për spinuazh për Izraelin.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet: “Ekzekutimi është kryer pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore. Vendimet kishin qenë përfundimtare, me zbatim të detyrueshëm, pasi të gjithë të dënuarve iu dhanë të drejta të plota për t'u mbrojtur.”
Ndërkohë, grupet palestineze dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dënuar dënimin me vdekje dhe i kanë kërkuar Hamasit dhe Autoritetit Palestinez, i cili ushtron një vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, t'i japin fund praktikës.
Vetë Autoriteti Palestinez në vitin 2018 kishte nënshkruar traktatet ndërkombëtare që ndalojnë dënimin me vdekje. Ndërsa, ligji palestinez thotë se presidenti Mahmoud Abbas ka fjalën e fundit nëse mund të kryhen ekzekutimet. Megjithatë, ai nuk ka një sundim efektiv në Gaza.
Sipas grupeve të të drejatev të njeriut, që kur Hamasi islamik mori kontrollin e Gazës nga Abbasi në vitin 2007, gjykatat e tij kanë dënuar dhjetëra palestinezë me vdekje dhe deri më tani.
Hamasi dhe Izraeli që nga viti 2007 kanë luftuar katër luftëra - më e fundit në maj 2021. Ndërsa, Izraeli, ShBA dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë grupin një organizatë terroriste për sulmet e tij që synojnë civilët izraelitë.

