Australia thotë se bota do ta ndjekë shembullin e saj për t’ua ndaluar rrjetet sociale adoleshentëve - NACIONALE

Australia thotë se bota do ta ndjekë shembullin e saj për t’ua ndaluar rrjetet sociale adoleshentëve

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Rregullatori i internetit në Australi tha se vendimi për ndalimin e rrjeteve sociale për adoleshentët do të jetë dominoja i parë në fushatën globale për t’i frenuar kompanitë e mëdha të teknologjisë, përderisa rrjetet sociale “Instagram”, “Facebook” dhe “Threads” të gjigantit amerikan “Meta” filluan që të bllokonin qindra mijëra llogari para një afati që përfundon javën e ardhshme.

Komisionerja australiane për siguri në internet, Julie Inman Grant, tha se ajo fillimisht kishte shprehur shqetësim për qasjen e ashpër të bllokimit të adoleshentëve nën moshën 16-vjeçare nga rrjetet sociale, por më pas e mbështeti atë, sepse ndryshimet e vogla nuk ishin mjaftueshëm efikase, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Kemi arritur një pikë kulmi” tha zonja Grant të enjten në Dialogun e Sydney-t, që në të vërtetë është samit për sigurinë kibernetike.

“Të dhënat tona janë valuta që i ushqen këto kompani dhe janë këto tiparet e fuqishme, të dëmshme, mashtruese të dizajnit ndaj të cilave edhe të rriturit janë të pafuqishëm që të luftojnë. E cilat janë gjasat e fëmijëve tanë” – pyeti ajo.

Sipas të dhënave, rreth 96 për qind e adoleshentëve australianë nën moshën 16-vjeçare – më shumë se 1 milion nga popullsia 27-milionëshe e vendit – kanë llogarinë rrjete sociale.

Edhe pse ligji i ri hyn në fuqi më 10 dhjetor, rrjetet “Instagram”, “Facebook” dhe “Threads” filluan që t’i deaktivizonin llogaritë nga e enjtja, sipas disa “screenshot”-ave që i ka parë agjencia “Reuters”.

Lajme të ngjashme