Atentat me helm sintetik ndaj njeriut më të besueshëm të Putinit, Nikolai Patrushev
Një burim i brendshëm i Kremlinit ka bërë të ditur se një nga ndihmësit kryesor të Vladimir Putin, dhe personi që mendohej se mund ta zinte vendin e tij në të ardhmen i ka mbijetuar një atentati.
The Sun shkruan se, Nikolai Patrushev, kreu i këshillit rus të sigurisë, është përshkruar në disa qarqe si i vetmi person që Putini i beson vërtet, ndërsa sipas burimeve në Kremlin pretendohet se 71-vjeçari është helmuar.
“Dihet se Nikolai Patrushev nuk është ndjerë mirë në mbrëmje pas punës, pothuajse menjëherë pasi ka shkuar në shtëpi”, ka thënë burimi duke shtuar se pas ekzaminimit, punonjësit mjekësor e kanë shtruar urgjent në spital.
Më tej burimi ka bërë të ditur se, “më pas Patrushev është dërguar në shtëpi në gjendje të qëndrueshme. Por, rezultatet e analizave të tij kanë konfirmuar se lënda toksike ishte një helm sintetik."
Patrushev, i cili më parë ka drejtuar shërbimin sekret të Rusisë FSB, shihet si krahu i djathtë i Putinit, pasi e ka njohur 69-vjeçarin që kur të dy ishin në KGB në vitet 1970. Ai besohet se ka hyrë si president de facto gjatë mungesave të gjata të Putinit për trajtim mjekësor të supozuar dhe gjithashtu ka qenë arkitekti kryesor i luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, djali i tij Dmitry, 44 vjeç, ministër i Bujqësisë i Rusisë, është cilësuar nga disa ekspertë si pasardhësi i mundshëm i Putinit.

Raporti pretendonte se Patrushev "u shpëtua nga kujdesi mjekësor në kohë dhe, ndoshta, nga një përqendrim i pamjaftueshëm i lartë i substancës helmuese që hyri në trup përmes lëkurës".
Ndërkohë dyshimet e para në lidhje me helmimin e tij i janë drejtuar rrethit të brendshëm të liderit rus.
Patrushev shihet si një nga tifozët më të mëdhenj të luftës në Ukrainë dhe është njeriu që e ka bindur Putinin se vendi kishte nevojë për "denazifikim".
Data e sulmit të supozuar nuk është dhënë, por Patrushev nuk është parë në publik për pjesën më të madhe të muajit të kaluar.
Ndërkohë, muajin e kaluar, një ish-insajder i CIA-s pretendoi se grushti i shtetit për të rrëzuar Putinin "tashmë ka filluar".
Ish-shefi i stacionit të CIA-s në Moskë, Daniel Hoffman, pretendoi se miqtë e Putinit do të përpiqen të rrëzojnë fshehurazi presidentin nëse pushtimi i tij në Ukrainë fillon të shkojë drejtë jugut.
“Këta njerëz që do ta bëjnë këtë do të jenë aq të fshehtë saqë Putini të mos i gjejë dhe t'i vrasë më parë,” tha Hoffman, duke shtuar se gjithçka do të ndodhë krejt papritur.

