Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirkut - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirkut

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Një i ri nga Utah, i dyshuar për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk në një universitet në qytetin Orem, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje të premten, tha guvernatori i Utahs, Spencer Cox.

"E kemi kapur", u shpreh Cox për gazetarë.

Vrasësi i Kirkut u kishte ikur policisë dhe agjentët federalë për më shumë se 33 orë pasi të mërkurën mbrëma e qëlloi me snajper Kirkun, aleatin e ngushtë të Trumpit, gjatë një paraqitjeje në Universitetin Valley në Utah.

I dyshuari, i identifikuar si Tyler Robinson, e kishte pranuar para një miku të familjes, ose “kishte nënkuptuar se e kishte kryer vrasjen”, dhe, personi në fjalë, më pas e kishte kontaktuar zyrën e sherifit të qarkut Uashington të enjten. /REL

Lajme të ngjashme