Akuzohet për përdhunim, imuniteti diplomatik e shpëton zyrtarin e OKB-së nga arrestimi
Një diplomat i OKB-së e ka shmangur një akuzë për përdhunim në qytetin e Nju Jorkut, për shkak të të imunitetit të tij diplomatik.
Pavarësisht se u përball me akuzat se ai ka përdhunuar një fqinje, Charles Oliha, një diplomat 46-vjeçar i Sudanit të Jugut, i akredituar në OKB, është liruar nga departamenti i policisë së Nju Jorkut, për shkak të imunitetit diplomatik, ka konfirmuar byroja e inteligjencës së agjencisë për New York Daily News.
Të dielën e kaluar një grua e ka akuzuar Olihën se i ka hyrë me forcë në banesë dhe e ka përdhunuar dy herë. Gruaja e cila jeton në të njejtën ndërtesë me diplomatin, pretendoi se ai e ka ndjekur deri në banesën e saj e më pas e ka sulmuar seksualisht.
The Guardian shkruan se, gruaja kishte raportuar sulmin në polici e më pas oficerët e kishin marrë në paraburgim Olihën, por ai ishte lënë i lirë pas verifikimit të statusit të tij diplomatik.
Lidhur me këtë rast, zyrtarët e qytetit kanë thënë se po hetojnë Oliha-n, duke shtuar se departamenti i shtetit amerikan ka aftësinë të revokojë statusin diplomatik.
"Ky mbetet një hetim në vazhdim," është shprehur zëvendës komisioneri i NYPD, Julian Phillips, duke vënë në dukje se ishte një "çështje e departamentit të shtetit".
Ndërkohë lidhur me arrestimin dhe lirimin e Oliha-s ka folur edhe kryetari i Nju Jorkut, i cili tha se hetimi ndaj tij nuk është mbyllur.
Menjëherë pas lajmit për lirimin e Oliha, është rritur zemërim i madh në mesin e avokatëve të dhunës seksuale.
“Është tepër shqetësuese që dikush që akuzohet për përdhunim nuk mund të mbahet përgjegjës pavarësisht nga faktet”, tha drejtoresha e projektit të Drejtësisë së Barabartë të Grave, Jane Manning, për New York Post.
Manning, i cili është gjithashtu një ish-prokuror i krimeve seksuale, bëri thirrje për një hetim të plotë mbi akuzat.
Ndërkohë, shefja ekzekutive e organizatës jofitimprurëse të mbrojtjes së viktimave, Safe Horizon, Liz Roberts, tha se:
“Fakti që imuniteti diplomatik ka përparësi ndaj drejtësisë për të mbijetuarin e këtij sulmi seksual është i pakuptueshëm. Ne bashkohemi me të gjithë të mbijetuarit për të kërkuar përgjegjësi dhe një hetim të plotë të këtij incidenti.”
E ndërsa krimet e kryera nga diplomatët janë të rralla, statusi i imunitetit është përdorur edhe më parë për t’iu shmangur ndjekjes penale.
Në vitin 2017 ishte edhe një rast i diplomatit Hassan Salih, i cili ishte liruar për shkak të imunitetit pas arrestimit për përkdheljen e një gruaje në një lokal.

