Aksident me 80 automjete të përfshira në Pensilvani, mbesin të vdekur 6 persona - VIDEO - NACIONALE

Aksident me 80 automjete të përfshira në Pensilvani, mbesin të vdekur 6 persona - VIDEO

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Shtetit në Pensilvani, ka konfirmuar se në një përplasje mes 80 automjetesh, kanë vdekur 6 persona.

Interstate 81, fillimisht konfirmoi vdekjen e tre personave, e më vonë doli me numrin total që kishte shkuar në gjashtë.

Në përplasjen e shkaktuar nga reshjet e dëborës, u përfshinë gjithsej 80 automjete, prej të cilave nëntë komerciale dhe 41 automjete pasagjerësh. Policia tha se aksidenti shkaktoi një mbyllje të pjesshme të rrugës.

Sipas NBC News, shërbimet mjekësore të urgjencës kanë njoftuar se direkt nga vendi i ngjarjes 24 persona janë dërguar në spital.

Edhe pse ende nuk është dhënë një shkak zyrtar i aksidentit, është bërë e ditur se kjo përplasje ka ndodhur gjatë një stuhie bore që e kishte ulur ndjeshëm dukshmërinë e rrugës.

Vendi i aksidentit, që ndodhet rreth 100 milje në veriperëndim të Filadelfias, u rihap mëngjesin e së mërkurës.

Lajme të ngjashme