11 persona kanë humbur jetën nga shembja e një akullnaje në Itali - NACIONALE

11 persona kanë humbur jetën nga shembja e një akullnaje në Itali

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Policia italiane ka konfirmuar se 11 persona kanë vdekur pasi një akullnajë u shemb në Alpe, në një incident që është shkaktuar nga rritja e temperaturave.

Ekipet e shpëtimit kishin frikë se numri i të vdekurve mund të rritet në 12, por tani ata thonë se nuk ka arsye të besohet se numri i viktimave do të jetë më i lartë.

Një ditë zie është shpallur në Luginën Fassa për të nderuar të vrarët nga orteku i së dielës në Marmolada. Është një majë 3300 metra e lartë, më e larta në Dolomite, një zinxhir në Alpet lindore italiane që shtrihet në rajonin e Trentos dhe Venetos.

Pjesa më e madhe e Italisë u godit nga një valë e të nxehtit në fillim të verës. Shkencëtarët thonë se shkaku i paparashikueshmërisë së akullnajave dikur të qëndrueshme është ndryshimi i klimës.

"Mund të themi se e përfunduam punën tonë shumë shpejt dhe arritëm në numrin përfundimtar të 11 të vdekurve", tha në një konferencë shtypi Giampietro Lago, kreu i njësisë së policisë shkencore të ngritur për të ndihmuar me procesin e identifikimit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme