"100% rusofil": Mbahet kongresi i rusofilëve, merr pjesë aktori Seagal, nipi i Charles de Gaulle-it dhe një princeshë italiane - NACIONALE

"100% rusofil": Mbahet kongresi i rusofilëve, merr pjesë aktori Seagal, nipi i Charles de Gaulle-it dhe një princeshë italiane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kush janë miqtë ndërkombëtarë të Rusisë në këtë kohë? Bazuar në një kongres të fundit të mbajtur nga Lëvizja Ndërkombëtare e Rusofilëve – një event që mblodhi aktivistët konservativë – përgjigja është periferikët politikë dhe konspiracionistët.

Mes tyre ishte edhe aktori kontrovers Steven Seagal, nipi i Charles de Gaulle-it, një princeshë italiane dhe një studiues që frikësohet se djemtë në Evropë po inkurajohen që të martojnë lopët e tyre.

“Jam këtu për të promovuar paqen dhe miqësinë dhe besoj që ky konflikt është provokuar dhe shkaktuar nga interesat anglo-saksone... mendoj se po e vë botën në një rrezik më të thellë, dhe jam këtu për të luftuar kundër kësaj gjëje,” – u shpreh Pierre de Gaulle, nipi i gjeneralit famoz francez.

De Gaulle-i i ri veçse kishte shkaktuar shumë kundërthënie. Në muajin e kaluar ai e bëri një intervistë për Le Parisien, dhe u shpreh se perëndimi “fatkeqësisht e kishte lënë Zelenskiyn (presidentin e Urkainës), oligarkët e tij dhe grupet ushtarake neo-naziste të futeshin në një spirale të luftës.”

Yves de Gaulle, vëllai i madh i Pierre-it, i tha Le Parisienit më 24 janar se pikëpamjet që i shtronte vëllai “s’i merrte askush parasysh – as unë, as familja jonë e aq më pak gjenerali”.

Por, Pierre de Gaulle kishte insistuar se gjyshi i tij e kishte kuptuar domosdoshmërinë për një “Evropë dhe Francë që ishin aleate me Rusinë”.

I veshur me të zeza, në skenë u ngjit edhe Steven Seagel, që ishte emëruar si përfaqësues special i lidhjeve kulturore mes Rusisë dhe Kinës.

“Unë jam 100% rusofil dhe 1 milionë% rus,” – kishte thënë ai gjatë konferencës për medie.

Në atë kongres ishte i pranishëm edhe ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Artikulli është përkthyer me shkurtime nga The Guardian prej gazetës Nacionale.

Lajme të ngjashme