Vrasja me 13 plumba në Pejë, Prokuroria kërkon përjashtimin e trupit gjykues - NACIONALE

Vrasja me 13 plumba në Pejë, Prokuroria kërkon përjashtimin e trupit gjykues

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në seancën e së premtes, prokurorja Sahide Gashi, ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, në rastin ku për vrasje të rëndë më 13 plumba po akuzohet mësuesi Xhevdet Januzaj, me arsyetimin se gjykata po vepron një njëanshëm.

Këtë kërkesë kishte prokurorja Gashi, me arsyetimin se gjykata është e njëanshme që nga seanca e fundit ku janë dëgjuan ekspertët, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht prokurorja Gashi, tha se që nga 8 marsi i 2023, kur kanë filluar të dëgjohen ekspertët, dhe ai i balistikës Ilir Kukaj, anëtarja e trupit gjykues Nushe Kuka-Mekaj, e ka sulmuar kompetencën dhe ka vë në dyshim ekspertizën e të njëjtit.

Sipas saj, kjo njëanshmëri ka filluar me marrjen në pyetje të ekspertit të psikiatërisë forenzike Jeton Zogaj, nga gjyqtarja në fjalë, por edhe nga kryetari i trupit gjykues.

“Prokuroria konsideron se në mënyrë të pa pranueshme kërkojnë nga i njëjti që të jap përgjigje ndryshe nga konstatimet në raportin e ekspertizës, ndryshe nga raporti i ekspertizës, kundër insistimit të të njëjtit që i përmbahet raportit në fjalë dhe duke insistuar të njëjtit që të marrin një përgjigje që e vë në dyshim dhe apo haptazi, preudikojnë dhe paragjykojnë vendimin përfundimtarë, në vend të pyetjeve sqaruese nga raporti dhe vlerësimit të atij raporti në relacion me prova tjera me rastin e marrjes së vendimit”, tha prokurorja Gashi.

Sipas saj, edhe me rastin e marrjes në pyetje të ekspertit mjeko ligjor, anëtarja e trupit gjykues në fjalë, në mënyrë të papranueshme kishte vënë në mëdyshje punën e prokurorit të shtetit, duke e nxitur në këtë mënyrë dyshimin në punën profesionale të prokurorisë së shtetit para palëve për prova apo rrethana trijale të cilat nuk janë as objekt shqyrtimi.

“Gjatë përgatitjes së pyetjeve për të pandehurin prokuroria për më tepër e ka vërejtur se avokati mbrojtës i të pandehurit fillimisht ka qenë avokati Sali Mekaj, që përndryshe është i afërt i anëtares së trupit gjykues Kuka-Mekaj. Prokuroria në këto rrethana dyshon tërësisht në objektivitetin dhe paanshmërinë e trupit gjykues për ta gjykuar këtë rast më tej, andaj kërkoj përjashtimin e këtij trupi gjykues dhe kryetari i kësaj gjykate i kërkojë caktimin e një turpi tjetër gjykues”, tha prokurorja Gashi.

Lidhur me këtë kërkesë, anëtarja e trupit gjykues Nushe Kuka-Mekaj, me lejen e kryetarit të trupit gjykues Murat Hulaj, tha se trupi gjykues siç jap edhe kompetencë ligji ka obligim ligjor që të vlerësoj çdo provë dhe çdo rrethanë që lidhet me çështjen për të ardhë deri tek e vërteta.

Sipas gjyqtares Kuka-Mekaj, prokurorja në këtë rast nuk i ka konvenuar parashtrimi i pyetjeve nga ana e trupit gjykues, që është ndalesë në etiken profesionale të ndërhynë në parashtrim të pyetjeve nga ana e trupit gjykues, pavarësisht i konvenon apo si konvenon asaj.

“Sa i përket paanshmërisë do ta vlerësoj kryetari i kësaj gjykate në raport me deklaratat dhe proceset e zhvilluara me këtë trup. Në raport me pyetjet e parashtruara për ekspertët në fjalë tek të gjithë ekspertet gjykata ka për obligim ligjor të kërkoj nëse është përpiluar ekspertiza konform dispozitave ligjore. Në rastin konkret gjykata në bazë të deklaratës së ekspertit dhe përshkrimit në ekspertizë siç është bërë një raport i balistikes i veçantë, i ndare nga ekspertiza e balistikës për armë, është pyetur se a kanë në kompetencë ligjore të bëjnë një raport të tillë për të interpretuar video-incizimin përkatësisht skena apo sekuencat e ndara e që e fut ketë kompetencë së lamisë se draseologjisë”, tha gjyqtarja Kuka-Mekaj.

Për më tej lidhur me raportin me ekspertin e psikatërise Jeton Zogaj, ajo tha se ai si psikiatër që kanë dhënë një mendim të përbashkët, gjykata ka obligim ligjor të vërtetoj po ashtu se a është nxjerrë ajo ekspertizë konform dispozitave ligjore siç janë parashtruar pyetjet e cekura në procesverbal, dhe ka obligim ligjor më pas të vlerësoj nëse në ekspertizë është dhënë mendimi ashtu siç e përcakton ligji.

Ndërsa, sa i përket kërkesës për përjashtim nën arsyet së Sali Mekaj, kishte qenë avokat në një procedurë paraprakë, gjyqtarja tha se nuk ishte në dijeni dhe se tani e kuptoi, po kjo gjë nuk shfaq aspak problem sipas saj, lidhjet e gjakut janë të largëta dhe nuk e pengojnë rrjedhën e procedurës apo përjashtimin obligativ.

Lajme të ngjashme