Vetingu, byroja, padia për gjenocid – Sa u realizuan reformat në drejtësi për 2 vjet të qeverisë Kurti? - NACIONALE

Vetingu, byroja, padia për gjenocid – Sa u realizuan reformat në drejtësi për 2 vjet të qeverisë Kurti?

1 vit më parë

nga Arbër Ramadani

Punësim dhe drejtësi, kanë qenë kryefjala e Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën zgjedhore para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Dyzi dymbëthjetë kat”, “Me hajna, me hajna nuk ka shtet”, “Populli bërtet për Vetting”, kanë qenë vetëm disa nga parullat illustrative me të cilat Vetëvendosje suksesshëm ia doli të bind qytetarët se ata ishin alternativë serioze për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Vettingu, Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Padia për Gjenocid kundër Serbisë, Kryeprokurori i shtetit, e një varg projektligjesh u bën pjesë e programit të Qeverisë Kurti II.

Çka ndodhi për këto dy vjet qeverisje në drejtësi?

Byroja

Ligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë ishte ndër premtimet kryesore të Kurtit e Vetëveneosjes. Me anë të kësaj byroje, Kurti premtonte se do ta sjellë barazinë që sipas tij u prish sepse disa njërëz, sidomos akterë politikë të opozitës u pasuruan pa bazë e në mënyrë të paligjshme.

Por, për ta miratuar këtë ligj në krah i dolën edhe opozitarët e LDK-së. Ligji u votua nga Vetëvendosje e LDK, në anën tjetër PDK-ja e dërgoi në Kushtetuese.

Ligji për Byronë u votua në Kuvend, megjithatë duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hyrë në fuqi. Qeveria ka planifikuar që deri në fund të vitit 2023 Byroja të marrë formën e vet funksionale dhe të filloj punën.

Ajo që duhet të dihet në lidhje me këtë ligj është se edhe pse në titull mban fjalën “konfiskim”, në përmbajtje të tij na tregon se nuk e konfiskon fare pasurinë e pajustifikueshme. Ajo që bën Byroja është t’i propozojë Gjykatës konfiskimin.

Vettingu

Vettingu në drejtësi është vendosur të bëhet me amandamente kushtetuese. Për këtë janë pajtuar pozita dhe opozita, në një komision ad-hoc, të formuar nga deputet të Kuvendit të Kosovës, ku kryeson deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.

U dërgua dy herë në Venecia për vlerësime, kryesuesit e gjykatave dhe prokurorive nuk u pajtuan me formën se si po pretendohet të bëhet ky “rivlerësim” i tyre, e në fund u dërgua në Gjykatën Kushtetuese.

Aktualisht lënda për Vettingun ndodhet në Kushtetuese, aty ku u dërgua nga Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca. Nëse i kalon testet e kushtetueses, pritet që të votohet në Kuvend e të filloj zbatimin.

Çka është Vettingu?

Në thelb, vettingu përfshinë ekzaminimin e individëve në institucione publike, pozicione gjysmë publike dhe/ose pozicione të përcaktuara lirshëm të besimit publik, në mënyrë që të verifikohet se personeli ka integritetin dhe kapacitetin për të përmbushur pozicionet e tyre në një mënyrë që mbështet qëllimet e një qeverie të re.

Individët që u mungojnë kriteret e caktuara të integritetit ose aftësisë, hiqen detyrimisht nga pozicionet e tyre, pengohen të marrin poste të reja, inkurajohen të japin dorëheqje vullnetare nga postet ose të përballen me zbulimin publik të së kaluarës së tyre, ose si alternativë, u kërkohet të rrëfejnë përfshirjen e kaluar si një formë e llogaridhënies. Masat e vettingut supozohet se krijojnë një shkëputje me të kaluarën dhe ofrojnë mundësi për rindërtim dhe pajtim të shtetit dhe shoqërisë.

Ku mbeti padia për gjenocid?

Padia për gjenocid të Serbisë në Kosovë gjatë luftës së fundit ishte njëri ndër premtimet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje para se të vinte në pushtet. A po bëhet kjo padi?

Albin Kurti mbase ishte personi më i zëshëm në Kosovë, i cili kishte avokuar për të drejtën, siç e quante ai, që Kosova të formulojë një padi të tillë ndaj shtetit serb.

Qeveria e Kosovës ndonëse për dy vjet punë, ende nuk e ka paditur Serbinë. Sipas njohësve, ky premtim i Kurtit mbetet vetëm për nevoja elektorale, pasiqë nuk ka asnjë mundësi që të bëhet realitet.

Ehat Miftaraj në një përgjigjje për Gazetën Nacionale, ka bër të qartë se Kosova nuk e ka këtë të drejt, e premtimi i LVV-së u bë sapër konsum votash.

“Në aspektin formal, Kosova nuk ka kapacitet për të ushtruar padi për gjenocid ndaj Serbisë, padi e cila do të konsiderohej e pranueshme nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Derisa Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara, derisa Kosova nuk e fiton subjektivitetin ndërkombëtar në bazë të asaj që e përcakton karta e OKB për të pasur të drejtën që ta ratifikoj statutin e GJND, në këtë fazë thjesht mund të bisedojmë por nuk është se mund të ndërmarrësh një hap formal për të paditur Serbinë.”

Kujtojmë se, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13.500 persona. E muaji më i trishtë ishte ai i prillit të vitit 1999, kur u vranë 4.082 persona.

Pa kryeprokuror

Shkoj Lumezi, s’erdhi Elezi. Në fakt nuk erdhi askush. Vendi që u la zbrazët nga ndjekësi kryesor i kriminelëve, e që mbante emrin Aleksandër Lumezi, nuk u zëvendësua nga askush.

Këshilli Prokurorial e zgjodhi Blerim Isufajn që të prijë, por Presindetja e vendit Vjosa Osmani nuk e dektretoi.

Rrjedhimisht Kosova nuk ka kryeprokuror. Kjo pozitë vazhdon të udhëhiqet nga ushtrues detyre.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur se nuk do ta dekretoj Isufajn pa përfunduar të gjitha procedurat ankimore të kandidatëve të tjerë.

Pajtohen për reformat, jo për Vettingun

Së fundmi Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka nënshkruar një zotim, së bashku me kryesuesit e Gjykatave e Prokurorive për reformat në drejtësi, së bashku me një plan veprimi.

Fillimisht në propozimin për këtë zotim i cili u përpilua nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, thuhej se këto institucione pajtohen për reformë, përveq për Vettingun, kurse në tekstin përundimtar të nënshkruar nga të gjitha palët, vettingu nuk përmendet fare. As në kontekst pozitiv e as negatv.

Mbetet të shihet, në këto dy vite të mbetura të pushtetit, se si do të menaxhohet me reformën e premtuar.

Lajme të ngjashme