Vdes një grua në Suharekë, dyshohet se shoferi e ka shtyrë nga vetura - NACIONALE

Vdes një grua në Suharekë, dyshohet se shoferi e ka shtyrë nga vetura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të cilësuar si ‘’vrasje nga pakujdesia’’ në Suharekë.

Në njoftim thuhet se lidhur me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Suharekë 29.06.2023-21:54. Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”- thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Express, se pasi që është bërë rishikimi i provave, është vërtetuar së viktima nuk ka vdekur nga lëndimet në aksident.

Dyshimet e para janë që pas aksidentit, i dyshuari e ka shtyrë viktimën nga vetura, ku si pasojë ajo ka vdekur.

“Është raportuar për një aksident trafiku, policia ka dalë ne vendin e ngjarjes ka qenë një viktimë femër e vitit të lindjes 1956. Pasi që është bërë rishikimi i provave është vërtetuar se viktima nuk ka vdekur nga lëndimet në aksident dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes. Por sipas hetimeve të parë është arrestuar ui dyshuari pasi dyshohet se pala e dyshimtë dyshohet se e ka shtyrë viktimën nga vetura dhe pastaj viktima ka vdekur. Viktima ka qenë pjesëmarrëse në aksident”- ka thënë Bytyqi.

Lajme të ngjashme