Vazhdon gjykimi në Hagë: Pritet dëshmia e dëshmitarit 29-të që fliste për ‘falsifikim’ të nënshkrimit - NACIONALE

Vazhdon gjykimi në Hagë: Pritet dëshmia e dëshmitarit 29-të që fliste për ‘falsifikim’ të nënshkrimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjykimi ndaj tyre pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:00.

Ndërkaq, nuk dihet nëse sot seanca do të jetë e hapur apo e mbyllur.

Për sot është caktuar vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit 29-të i cili akuzoi se dikush ia ka falsifikuar nënshkrimin.

Ai ishte i gatshëm të shkonte në burg por jo edhe të jepte dëshmi, pasi deklaronte se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajme të ngjashme