U dënua me 30 vite burgim në Itali por iku, arrestohet në Kosovë - NACIONALE

U dënua me 30 vite burgim në Itali por iku, arrestohet në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar. I njejti ishte i dënuar në Itali me 30 vite burgim për “Organizim të trafikimit me drogë”.

Ky person tashmë është nën ndalim 48 orësh në Kosovë, e për veprimet e tjera, do të jetë përgjegjëse Prokuroria Speciale e Kosovës.

E plotë:

Kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Itali, arrestohet në Kosovë

Prishtinë, 24 korrik 2023

Më datë 24.07.2023, si rezultat i veprimeve operativo hetimore të realizuara nga njësiti policor i Policisë së Kosovës (Fast Kosova), është arritur të lokalizohet dhe njëherit të arrestohet personi i dyshuar (B. B.), i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e shtetit të Italisë.

Personi i dyshuar kërkohej lidhur me veprën penale “Organizimi i trafikimit me drogë” dhe është i dënuar me 30 vite burgim.

Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.”

Lajme të ngjashme