U akuzua se me gabimin e tij u la i lirë trafikanti i 200 kilogramëve drogë, flet kryeprokurori Isufaj
Gjatë ditës, Instituti i Kosovës për Drejtësi publikoi një raport, e ku theksoheshin numra skandaloz të përformancës së Prokurorisë së Specializuar dhe rënie të theksueshme të lëndëve të zgjidhura. Për më shumë, IKD përmendi edhe një “lëshim special”, u la i lirë transportuesi i 200 kilogramëve narkotik, për shkak të lëshimit procedural të atëherë prokurorit tashmë kryeprokurorit të prokurorisë speciale, Blerim Isufajt.
Në një përgjigje për Nacionale, kryeprokurori Blerim Isufaj, ka treguar se do të reagojë në kohën e duhur.
“Unë do të reagoj në kohën e duhur, sepse vendimi ekziston, meqë rasti është në proces të ankimimit, do të pres edhe pak pastaj vendimin do ta bëjë publik”, theksoi Isufaj, duke mos treguar detaje më të shumta.
Z.Isufaj nuk ka të flas më shumë në lidhje me këtë rast.
Lëshimi Special
Në raportin “Përformanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”, KDI raportoi për një “lëshim special”, të Isufajt.
“Prokuroria e Specializuar ka pamundësuar gjykimin meritor në një rast të krimit të organizuar” u tha nga hulumtuesi ligjor në këtë institut Ramiz Durmishi.
Bëhet fjalë për një aktakuzë që është ngritur në vitin 2019 ku Prokuroria Speciale kishte akuzuar një grup të organizuar kriminal lidhur me gjetje të narkotikëe.
“Në këtë rast ishin një grup personash që kishin transportuar 250 kilogram mariuanë nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut.
Këtë aktakuzë e kishte ngritur, prokurori në atë kohë i prokurorisë speciale, Blerim Isufaj e tash Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.’ Theksohet në hulumtim.
Tutje, hulumtimi i IKD-së gjenë se Isufaj e kishte bërë një lëshim procedural, me çka pamundësoi mbajtjen prapa grilave, të njërit nga të akuzuarit, që veq ishte shpallur fajtor nga shkalla e parë.
“Ky rast është gjykuar në shkallë të parë nga Gjykata Themelore departamenti special, mirëpo pas ankesës Gjykata e Apelit ka gjetë shkelje procedurale dhe rastin ndaj njërit prej të akuzuarve e ka kthyer në rigjykim. Gjatë rigjykimit, gjykata ka gjetur se Prokurori Special, pra z. Isufaj, ka bërë shkelje procedurale të cilat kanë pamundësu denimin e këtij kryrësi të veprës penale edhe pse herën e parë i njejti ishte gjetur fajtor dhe ishte dënuar, pra për trasportimin e 200 kilogramëve drogë për në Maqedoninë e Veriut.”., thekson hlumtimi.

Në koferencë gjitashtu u theksua se, IKD është interesuar se nëse për prokurorin e rastit, pra z.Isufajn është ngritur ndonjë procedurë disiplinore për këtë lëshim, e kjo siç duket nuk ka ndodhur.
“Duhet të thuhet se ky është lëshim elementarë të cilin nuk do të duhej ta bënin, as prokurorët e departamenteve të përgjithshme, kurse ky lëshim vije nga një prokuror i prokurorisë speciale.”, u tha gjatë konferencës.
“Nuk kemi gjetë ndonjë informacion se është duke u zhvilluar ndonjë procedurë disiplionore ndaj prokurorit. Pra fajtori për 200 kilogram drogë, është dashur të lirohet, sepse aktvendimi për fillimin e hetimeve nuk është nxjerrur me kohë.”, u deklarua tutje.
Përformanca në rënie
Gjatë vitit 2021 Prokuroria e Specializuar e Kosovës, ka zgjidhur përgjysmë më pak raste se sa në vitin paraprak.
Në vitin 2021 PSRK ka pasur 1989 lëndë prej të cilave i ka zgjidhur 272, pra 14 %. Ndërsa në vitin 2020, i ka pasur 2176 lëndë dhe i ka zgjidhur 576 lëndë apo 26 % prej tyre.
Pra, në vitin 2021 vërehet rënje e përformancës për 12%, sipas këtij raporti.
"Në të dy vitet numri i prokurorëve ka qenë i njejtë, por rezultatet kanë qenë përgjysmë më keq, në vitin 2021 se sa në vitin 2020. Edhe në ngritjen e aktakuzave, në vitin 2020 ka qenë më mirë, ndërsa në vitin 2021 janë ngritur diku rreth 20 aktakuza më pak.”
Tutje, në raport vërehet rënie e përformancës edhe për veprat si terorizëm, krim i organizuar, krime lufte etj.

"Në vitin 2021 rastet krim i organizuar 54 raste kanë qenë në PSRK, i ka zgjidhur vetëm 7 prej tyre, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 47 raste me 299 persona të përfshirë. Veprat e terorizmit, në vitin 2021, janë zgjidhur 9 raste, të pazgjidhura kanë mbetur 55 raste. Krime lufte, 336 raste në PSRK, të zgjidhura vetëm 5 raste.", u tha në konferencë.
Rënja e përformancës vërehet edhe në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në raportin e prezentuar nga Instituti për Drejtësi.
“Departamenti special, Gjykata Themelore në Prishtinë. Gjatë vitit 2021 ky departament ka qenë i ngarkuar me 138 raste, kurse ka zgjidhur 37 prej tyre, e kanë mbetur pa u zgjidhur 101 të tjera.
Regresi i theksuar në efikasitet vërtetohet edhe me faktin se në vitin paraprak, gjykata ka pasur në punë 110 lëndë mirëpo ka zgjidhur 51 prej tyre edhe pse kanë qenë të angazhuar 6 gjyqtarë më pak se në vitin 2021.”
Kujtojmë se kohët e fundit kemi pasur një përplasje të madhe, në mes Këshillave gjyqësor dhe atij Prokurorial me qeverinë e ministrinë e drejtësisë, pikërisht për prezantim të shifrave, ku flitet për mospunë dhe mos efikasitet të prokurorisë e gjyqësorit.



