Trupi gjykues urdhër Prokurorisë në Hagë: Duhet të na japin plan se si do t’i paraqesin provat deri në prill 2025
Konferenca e kësaj jave, dhe paralajmërimet për vonesën tej mase të gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së, ka mobilizuar edhe gjyqtarët në Speciale të Hagës.
Ditën e sotme, kryegjyqtari Charles Smith, ka lëshuar disa urdhëra lidhur me dëshmitarët, shpalosjen e provave, në mënyrë që gjykimi të jetë i shpejtë.
Në mesin e urdhrave më të rëndësishëm, është ai ndaj Prokurorisë që të ofrojë një plan me detaje për të gjitha provat që synon t’i publikojë deri më 1 prill 2025. Ky është afati që Prokuroria e ka dhënë për mbylljen e rastit të saj.
“Së fundi, në përputhje me sygjerimin që bëri mbrojtja e Thaçit, trupi gjykues urdhëron ZPS-në të na japi një planifikim të hollësishëm se si planifikon t’i paraqesin provat deri më 1 prill 2025. Ky plan duhet t’i jepet trupit gjykues jo më vonë se 21 qershori 2024. Kjo duhet të përfshijë: dëshmitarët që kërkon të thërrasë gjatë kësaj periudhe kohore dhe rendin, orët që mendon se nevojiten për pyetje Prokurorisë, cilët dëshmitarë do të jenë sipas rregullës 153, dhe cilët sipas rregullit 154, cilët dëshmitarë të mbetur do të përdoren sipas rregullës 155 për periudhën e mbetur, gjashtë çdo mocion jogojor që do të dorëzohet, cilët prej dëshmitarëve do të jenë me video-lidhje, dhe të artikulojë çdo faktor në zbatimin e planifikimit të propozuar”, tha gjyqtari, raporton Nacionale.
Urdhrat e tjerë:
Trupi gjykues ka parasysh se ky proces mund të jetë i përshtatshëm për dëshmitarët e krimit, dëshmitarët me deklarata të kufizuara, dhe dëshmitarët që mund të konfirmojnë dëshmitë e tjera.
Së treti, sa i takon, pas marrjes së njoftimeve përgatitore, ekip i mbrojtjes brenda 24 orëve duhet të njoftojë trupin gjykues nëse do të ketë ndryshime në kohën që nevojitetet për kundërpyetjet.
Së katërti, ZPS-ja do të marrë të gjitha hapat që të garantojë sa më shumë që është e mundshme që të mos çojmë dëm asnjë ditë në sallën e gjykimit që e kemi planifikuar.
Mbrojtja duhet të jap parashikime kohore realiste sa i takon kundërpyetjeve brenda 3 ditës pune, për bllokun e radhës të dëshmitarëve të ZPS-së.
Trupi gjykues do të rishikojë kohën që ka kërkuar mbrojtja, dhe do të bëj parashikimet e veta për kohë të përshtatshme për kundërpyetjet dhe mund të vendosë kufijë.
Në raste kur trupi gjykues vlerëson se është e nevojshme të reduktohet koha për kundërpyetje, do t’ua komunikojë në kohë.
Ky kufij kohor, do t’i shërbejë si bazë ZPS-së për dëshmitarët e radhës. Mbrojtja duhet të përgatisë kundëpryetjet në bazë të afateve kohore që do të përcaktojë trupi gjykues, dhe mund të kërkojë kohë shtesë.
Së gjashti, në momentin që ZPS del në përfundim se nuk e fton një dëshmitar, duhet të njoftojë menjëherë trupin gjykues dhe mbrojtjen.
Së shtati sa i takon dëshmitarëve të krimit, ZPS-ja urdhërohet të ketë parasysh mundësinë për të dorëzuar dëshmitë në bazë të rregullës 153. Kjo dispozitë është e dobishme.
Trupi gjykues mund të diskutojë nëse do t’ia jap mbrojtjes dhe mbrojtësit të viktimave. Ky planifikim është i dobshëm në mënyrë që të gjitha palët të përgatiten në mënyrë efikase që ky proces të shkojë shpejt. ZPS-ja nuk është e detyruar të ndjek domosdoshmërisht, por do të jetë diçka fleksibël.