Thaçi nga Haga: Akuzat e ZPS-së janë ofenduese, i vetmi kundërshtar i imi ishte Millosheviqi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e prokurorisë.
Në fjalimin e tij, ai ka thënë se filluar fjalën e tij përfundimtare në Dhomat e Specializuara.
Në adresimin e tij, ai ka thënë së në procesin ndaj tij është vetëm një e vërtet.
“Prokuroria pretendon ishte marrje e ushtrimit të kontrollit të Kosovës, kjo jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë, krejt absurde, por është edhe thellësisht ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim dhe e padrejt edhe për përpjekjet e NATO me të cilët unë bashkëpunova ngushtë”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka bërë me dije se i vetmi kundërshtar i tij ishte Sllobodan Milosheviqi.
“I nderuar gjyqtar, me lejoni të përsërisë një të vërtetë të përjetshme, i vetmi kundërshtar i imi, i popullit të Kosovës dhe i botës demokratike ishte Sllobodan Millosheviqi. Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuzë, veçanërisht kur gjatë luftës unë nuk e dija nëse do të sh u gjallë prej orës në ore e prej ditës në ditë. Unë nuk isha i sigurt nëse do ta shihja familjen time, gruan time dhe djalin e sapolindur, e lere më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovës. Në Kosovën e pushtuar plotësisht për rreth 90 vite. Fakti pse ne jemi gjallë është krejtësisht rastësi dhe fat”, ka thënë ai.