Shtyhet seanca ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, kërkojnë kohë për t’u deklaruar rreth fajësisë
Është shtyrë seanca ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.
Kjo pasi të njëjtit, kanë kërkuar kohë për t’u deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë.
Bedri Shabani ka thënë se i duhet kohë për ta lexuar aktakuzën, kurse pasi Shabani nuk ishte gati për deklarim, Gjykata e shtyu seancën.
Shabani e Qerimi dyshohet se kanë çuar informacione të rëndësishme për UÇK-në, Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera tek BIA e Serbisë.