Rozeta Hajdari e aksidentoi vogëlushen, familja dyshon se rasti po zvarritet: Një qytetar pretendon se tentuan t’ia lënë fajin - NACIONALE

Rozeta Hajdari e aksidentoi vogëlushen, familja dyshon se rasti po zvarritet: Një qytetar pretendon se tentuan t’ia lënë fajin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Fëmija mu përplas në veturë”. Këtë frazë sigurisht se e keni dëgjuar të gjithë. Ky ishte arsyetimi banal i ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, vitin e kaluar kur e kishte aksidentuar një vogëlushe në rrugën “Vicianium” në Prishtinë.

Kur kanë kaluar shumë muaj nga atëherë, rasti po vazhdon të mbetet pezull. Gjykata në Prishtinë ka kërkuar nga Fakulteti Teknik një super-ekspertizë.

Megjithatë, avokati i familjes së vajzës që u aksidentua po dyshon se fuqia e ministres, po e mban peng gjithë procesin.

Avokati Florim Shefqeti ka deklaruar se që nga muaji dhjetor, nuk kanë pranura asnjë përgjigje nga Gjykata lidhur me disa urgjenca që i kanë dërguar.

Në anën tjetër, në Emisionin KIKS Kosova është paraqitur një qytetar që kishte qenë i parkuar pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti.

Ai ka deklaruar se zyrtarë të Policisë i kishin thënë se ai ishte fajtor për aksidentin, dhe ishte gjobitur për parking të paligjshëm.

“Isha tu u nis për Shqipëria u ndala me marrë ushqime. Ka ndodhur rasti, edhe unë jam marrë me personat atyre se ka pasur prindi i fëmiut ka qenë e shqetësuar, nuk e kam njohur që ka qenë ministrja. Kam vazhduar rrugës tem, kam shkuar në pushim. Më kanë kontaktuar nga Policia me u lajmëru në stacion, kam shkuar dhe një polic më tha duhet me të dënuar se e ke shkaktuar aksidentin që ka ndodhur me ministren”, tha ky qytetar që deshi të mbetet anonim.

“Verbalisht më është thënë që e kam shkaktuar aksidentin, jam dënuar për parking të paligjshëm. Si dënim e kam marrë për parking. Përmes kamerës s’ma merr mendja që është dënuar dikush me kamerë për parking. Kur e pashë sa e madhe është bërë nga rrëmuja, e pashë të arsyeshme mendova me një moment që po duan me ma lanë mu këtë rast dhe jam angazhuar kam marrë zyrë të avokaturës. Kam bërë ankesë. Ndërkohë ankesa është kthyer, dhe kam dashur të tregojë se edhe unë po du mos me mbet kjo barrë në dorë, sepse jam ndalu me marrë diçka”, deklaroi më tutje.

Lajme të ngjashme