Prokurori i bën pyetje Nuhi Bytyçit për intervista pa i pasur dokumentet origjinale: Ky është momenti - NACIONALE

Prokurori i bën pyetje Nuhi Bytyçit për intervista pa i pasur dokumentet origjinale: Ky është momenti

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari Nuhi Bytyçi po e vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai edhe sot është pyetur për disa intervista me krerët e UÇK-së që po akuzohen nga Prokuroria e Specializuar.

Në një moment, prokurori i bëri një pyetje Bytyçit për një intervistë me Jakup Krasniqin. Pasi Bytyçi tha se nuk e kupton mirë dokumentin në anglisht, doli se prokurori nuk e ka pasur dokumentin origjinal.

Biseda dhe momenti me video:

Prokurori: Më 17 tetor 1998 a ke bërë intervistë për Zërin?

Nuhi Bytyçi: Kam botuar me këtë datë këtë intervistë me Jakup Krasniqin.

Prokurori: Do të lexoj një pjesë të asaj që shohim në ekran: “Zëri: A ka të vërtetë në akuzat e Beogradit për krime të supozuara të UÇK-së kundër popullatës civile. Përgjigja: UÇK-ja ka deklaruar se nuk i ka marrë armët të luftojë civilët, por policinë dhe ushtrinë. Shenja të tjera, është se UÇK nuk ka djegur një shtëpi të vetme, nuk ka djegur asnjë kishë e asnjë shkollë”. Këto pyetje a janë pjesë e intervistës për Zërin?

Nuhi Bytyçi: Më vjen keq, duhet ta vendosni origjinalin. Jo vetëm transkriptin, duhet origjinalin ta qitni, e jo vetëm transkriptin. Jo në mënyrë selektive, po punoni. Unë nuk e di mirë anglishten.

Prokurori: Nuk e kemi origjinalin, kemi vetëm fotografinë tuaj të librit tuaj.

Lajme të ngjashme