Policia me aksion në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë e Pejë: Shoqërohen në polici dhjetë persona, sekuestrohen armë - NACIONALE

Policia me aksion në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë e Pejë: Shoqërohen në polici dhjetë persona, sekuestrohen armë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, në një aksion në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë e Pejë, ka shoqëruar për në polici dhjetë persona, si dhe ka sekuestruar armë.

Ky aksion ka ardhur pas dyshimeve se një grup, po kryen veprat “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, bashkë me njësitet mbështetëse policore, ka bërë realizimin e një urdhër-kontrolli, bazuar në hetimet që ishin zhvilluar më herët në lidhje me dyshimet për veprën penale nga Neni 364 i KPRK-së “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Gjatë këtij operacioni policor, sot, me datën 02.11.2023, është bërë kontrollimi i shtëpive me objektet përcjellëse dhe e një lokali në njëmbëdhjetë (11) lokacione, në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan. Gjatë kontrollit të lokacioneve të lartcekura janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë materiale si në vijim: d

· dy (2) pushkë automatike AK 47,

· dy (2) pushkë gjuetie,

· një (1) pistoletë,

· pesë (5) karikator,

· njëqind e gjashtëmbëdhjetë (116) fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.

Në polici janë shoqëruar dhjetë (10) persona dhe pas intervistimit të tyre të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt

Lajme të ngjashme