Përfundon seanca gjyqësore ndaj ministres Hajdari: Nuk ka vendim sot - NACIONALE

Përfundon seanca gjyqësore ndaj ministres Hajdari: Nuk ka vendim sot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë.

Pas seancës, ministrja Hajdari ka thënë për KosovaPress se nuk ka ndonjë vendim nga seanca e sotme gjyqësore.

“Nuk ka vendim sot. Punë të mbarë juve”, tha ajo shkurt për KosovaPress.

Me kërkesë të avokatit të ministres, Shemdi Bunjaku, seanca është mbajtur e mbyllur për media, pasi sipas tij kjo seancë ka të bëjë me rastin e aksidentit me të mitur.

Lajme të ngjashme