“Për disa muaj bëri plane për një sulm të gjerë në shkollë” – Prokuroria jep detaje për arrestimin e 16-vjeçarit në Pejë - NACIONALE

“Për disa muaj bëri plane për një sulm të gjerë në shkollë” – Prokuroria jep detaje për arrestimin e 16-vjeçarit në Pejë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një muaj paraburgim i është caktuar 16-vjeçarit nga Peja, me dyshimet se ka pasur plan të vrasë disa nxënës të një shkolle të mesme në Pejë.

Detaje për rastin ka dhënë Prokuroria Speciale me një komunikatë për media.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është ndaluar i pandehuri me inicialet B.M. për shkak se në periudhë kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë”, thuhet në njoftim.

“Me këto veprime i pandehuri B.M. kishte për të kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK”, theksohet aty.

Lajme të ngjashme