Pasi e pranoi fajësinë, Gjykata Speciale merr vendim: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burg - NACIONALE

Pasi e pranoi fajësinë, Gjykata Speciale merr vendim: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burg

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale e ka dënuar Haxhi Shalën me 3 vjet burg.

Kjo nën akuzat për pengim të drejtësisë dhe ndikimit në dëshmitarë.

Ismet Bahtijari e Sabi Januzi u dënuan me nga 2 vjet burg.

“Trupi gjykues vendos: në pajtim me rregullën 94 që të miratojë marrëveshjet për pranimin e fajësisë për të tre të akuzuarit. Për z.Shala, Januzi e Bahtijari. Në emër të popullit të Kosovës, trupi gjykues ju konsideron fajtor për veprat e mëposhtme. Pengimi i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare. Pasi ka shqyrtuar argumentet dhe provat e paraqitura nga palët, trupi gjykues lëshon këto dënime: Z.Shala dënohet me tri vjet burg, Sabit Januzi dënohet me 2 vjet burgim dhe Ismet Bahtijari dënohet me 2 vjet burg”, tha gjyqtarja e Speciales.

Lajme të ngjashme