Murati: Një gjykatë e krijuar mbi të pavërtetën dhe padrejtësinë, nuk mund të prodhojë drejtësi - NACIONALE

Murati: Një gjykatë e krijuar mbi të pavërtetën dhe padrejtësinë, nuk mund të prodhojë drejtësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar pas arrestimit të Fadil Fazliut nga Gjykata Speciale.

Ai i ka kritikua veprimet e kësaj gjykate, duke thënë se një gjykatë që është krijuar mbi të pavërtetën dhe padrejtësinë, nuk mund të pritet të prodhojë drejtësi.

Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar për përçudnimet e kësaj gjykate.

“Një gjykatë e krijuar mbi të pavërtetën dhe padrejtësinë, nuk mund të pritet të prodhojë drejtësi. Një gjykatë e krijuar mbi të pavërtetën dhe padrejtësinë, nuk mund të pritet të prodhojë drejtësi. Për më tepër ajo zhytet çdoherë thellë e më thellë në realizimin e padrejtësisë. Shumë përçudnime të realitet të së kaluarës ka prodhuar kjo gjykatë e shumë të tjera mund të prodhojë. Sot qenka arrestuar Fadil Fazliu miku, shoku e bashkëveprimtari im në LKÇK, UÇK e LB, vëllau i dy dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu por edhe bashkëshorti, babai, gjyshi, vëllai e njeriu i mrekullueshëm. Për një gjë jam i sigurtë, edhe këtë furtunë të jetës ai do ta tejkalojë dhe do të dal faqebardh. #liriakaemer#Liria#UÇK#lkçk”, ka shkruar Murati.

Lajme të ngjashme