"Mos ja kani nanën" - Policia e vonon në seancë të akuzuarin për 400kg drogë nga Brazili, batuta e përplasje brutale në seancë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për krime të rënda, është mbajtur seanca në rastin për 400 kg drogë të llojit kokainë që dyshohet se kishte ardhur nga Brazili.
Në këtë rast nga të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi, Kadri Sheqiri dhe Fehmi Bytyqi.
Ekipi i Gazetës Nacionale ka ndjekur sot seancën e shqyrtimit gjyqësorë të mbajtur në Pallatin e Drejtësisë.
Seanca ka filluar më vonë, kjo pasi që policia ishte vonuar për të sjellë në gjykatore njërin nga të akuzuarit.
Në seancë pritet të dëgjohet njëra nga dëshmitarët, mirëpo avokati i Kadri Sheqirit, Xhafer Shaqiri kërkoi nga trupi gjykues që klienti i tij t’i nënshtrohet testit psikiatrik.
Kjo kërkesë u kundërshtuar nga prokurori i rastit Valdet Gashi dhe avokati Ramë Dreshaj, ku ky i fundit pati përplasje me avokatin Maliqi.
Pas kësaj trupi gjykues mori vendimin, ku kreu i trupit gjykues Musa Konxheli tha që kërkesa e avokatit Maliqi aprovohet.
Seanca e radhës në këtë rast pritët të mbahet më 5 shkurt 2024.
Çfarë kishte ndodhur?
Të akuzuarit Izet Sheqiri, Kadri Ibrahimi dhe Faton Vrajolli gjenden nën masën e paraburgimit, kurse i akuzuari Fehmi Bytyqi është nën masën e arrestit shtëpiak, ndërsa i akuzuari Kadri Sheqiri gjendet në liri.
I akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.