Ministrja Haxhiu ‘kërkon’ ta bëjë Gjykatën Kushtetuese “me ndjenja” - NACIONALE

Ministrja Haxhiu ‘kërkon’ ta bëjë Gjykatën Kushtetuese “me ndjenja”

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ishte mbrëmë në emisionin Konfront në KTV dhe ku... kërkoi që Gjykatën Kushtetuese të bëhej “me ndjenja” derisa i rrëshqiti edhe një fjalë që mund na tregojë shumë për përpjekjen e saj.

Në muajin mars të këtij viti, Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Dhe, duket se ministres Albulena Haxhiu nuk e skuq fare kjo situatë, siç u vërejt mbrëmë në intervistën në Konfront.

Kanë kaluar dy muaj prej atëherë, dhe gazetarja Mimoza Koprani kërkonte të dinte se kur do të shihnim rezultate, gjë që e nervozoi ministren.

“E, çka me bo, tregomë?” – u shfry znj. Haxhiu në një rast. Dhe më pas, u shfry edhe më hapur:

““Tash, une nuk po muj me ju kuptu, sinqerisht!” – i tha ajo gazetares në një moment tjetër.

“Për momentin”

Albulena Haxhiu u shpreh se sfida më e madhe aktualisht për Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë Kurti ishte... Gjykata Kushtetuese.

“Sfidën më të madhe e kemi Gjykatën Kushtetuese, sfidën më të madhe e kemi Gjykatën Kushtetuese...” – tha znj. Haxhiu. Pajtohemi plotësisht! Kushtetuta ka qenë problem për VV-në, prej kohës kur kërkonte Bashkim Kombëtar.

Por, më vonë asaj i rrëshqiti një fjalë që duhet të na bëjë të mendojmë gjaaaatë.

“Dhe tash, unë mendoj që Gjykata Kushtetuese – si me thanë – natyrisht që ata janë instanca më e lartë për momentin që vlerësojnë aktet që dërgohen nga Kuvendi i Kosovës në këtë rast.” – tha znj. Haxhiu.

Për momentin? Çka e ka ndërmend të bëjë Albulena Haxhiu?

Gjykata Kushtetuese “me ndjenja”

Por, ka ende shpresë për Gjykatën Kushtetuese. Znj. Haxhiu e kërkoi një Gjykatë Kushtetuese “me ndjenja” derisa shprehte zhgënjimin që i kishte rrëzuar Ligjin e KPK-së dhe derisa shprehte frikën se mund të rrëzoheshin edhe të tjera ligje.

“Gjykata Kushtetuese nuk mundet ta trajtojë veten si një institucion ku është jashtë shtetit, me një farë qasje neutrale, dhe të mos ketë ndjesi për reformat në drejtësi...” - u shpreh znj. Haxhiu.

Më vonë shtoi:

“Prandaj unë mendoj që nuk mund t’i trajtojë projektligjet me një ftohtësi të madhe, me një pandjeshmëri, ëëë, duke pasë parasysh nevojën që ka shteti për reforma në drejtësi...”

Ajo vazhdoi edhe me fjalë të tjera, duke kërkuar ndoshta që Gjykata Kushtetuese edhe të përfshihej më shumë në debate.

“Është shumë interesant që Gjykata Kushtetuese nuk flet fare për diskutimet që bëhen, për çështjet që trajtohen,” –

Ta bëjmë analist televiziv ndonjë gjykatës të Kushtetueses?

Bishti me derë

Haxhiu bëri bujë mbrëmë me një deklaratë ku e krahasonte Blerim Isufajn me “kafshë me bisht”.

“Unë mendoj që Kosova ka nevojë për një Kryeprokuror që ka integritet profesional, që është i guximshëm. Unë mendoj që Kosova nuk ka nevojë për kryeprokuror që e ka bishtin e zënë me derë. Sepse po e merr në qafë një popull. Një kryeprokuror i tillë e merr në qafë një popull.” – tha Haxhiu për Isufajn.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme