Sallahu i humbur në kohë e hapësirë: Paraqitja ‘monstruoze’ e zv. ministrit të Drejtësisë - NACIONALE

Sallahu i humbur në kohë e hapësirë: Paraqitja ‘monstruoze’ e zv. ministrit të Drejtësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njeriu i VV-së në fushën e drejtësisë, zv. ministri Blerim Sallahu ishte mbrëmë në televizion... pjesa tjetër është histori, komedi dhe tragjedi. Çka tha kësaj here Blerim Sallahu?

Sallahu ishte i ftuar në emisionin Interaktiv para gazetarin Eraldin Fazliu. Aty ai ishte i ftuar që të fliste për rrëzimin e bujshëm të Ligjit për Këshillin Prokurorial (KPK) nga Gjykata Kushtetuese.

Ashtu siç pritej, nuk pati kërkimfalje për këtë dështim e as reflektim. Nuk pati as fakte të caktuara për ndonjë konspiracion. Por, pati shumë komedi e tragjedi.

S’e dinte çka mendonte për vendimin

Për dallim nga shefja e tij, Blerim Sallahu nuk e goditi Gjykatën Kushtetuese. Përkundrazi, u tregua respektues.

Ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të (sic) diskutohej por mund të komentohej. Pra, fjala ishte që edhe pse Sallahu me Albulena Haxhiun e Albin Kurtin ishin të pakënaqur, vendimin do ta zbatonin.

Mirëpoooo, t’i mëshojmë vijë gjithë kësaj.

Disa sekonda pasi tha “E respektoj dinjitetin e profesionalizmin e tyne (Kushtetueses), pikë” ai harroi es çka tha duke nënkuptuar se vendimi ishte marrë që të mbroheshin “disa njerëz mrena”.

Po ashtu, Sallahu gjatë intervistës nënkupton se ishte pajtuar me vendimin e Gjykatës për Avokatin e Popullit që e kishte shpallur Anti-Kushtetues. Ai tha se kishte qenë që Avokati i Popullit të mos futej në atë Ligj, ani pse më vonë pajtohej më shumë me një raport të Komisionit të Venecias që e thoshte të kundërtën.

Kushtetusja u mor veç me Kushtetutën

Qysh në fillim të emisionit, zv. ministri i Drejtësisë i tha këto fjalë:

“...Është marrë vetëm Kushtetuta parasysh (në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese) dhe mbi bazën e tyne vlerësimeve të neneve të Gjykatës Kushtetuese e ka nxjerr ligjin jashtë, pra Kushtetutës, ose ma mirë me thanë në kundërshtim me...”

A keni ndonjë koment, të dashur lexues?

Fabrika

Kur u kujtua në një moment gjatë intervistës nga moderatori se nuk ishte respektuar edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese për punëtorët e Fabrikës së Tullave në Ferizaj, përgjigja e z. Sallahut – ju ftojmë të mbani një gotë ujë afër vetes – ishte si vijon:

“Nuk është detyrë e Qeverisë Kurti, është detyrë e asaj fabrike me ja dhanë, me ja dhanë të hollat ëë...” – tha Sallahu.

“Jo, nuk është e fabrikës. Është e AKP-së...” – e korrigjoi moderatori, pas të cilës Sallahu u pajtua se ishte e AKP-së. E në fakt, kjo shkon edhe përtej AKP-së. Prokuroria e vendit do të duhej të hetonte mos-zbatimin e vendimeve të caktuara të Kushtetueses.

Zhgënjim që motivon

Sipas z. Sallahu, zhgënjimi që kishte ardhur pas këtij dështimi do të nxiste motivim të lartë te kabineti i ministres Haxhiu. Lexojeni pjesën në vijim.

“Nuk mund të them që është dëshpërim. Mund të them që është ni zhgënjim...” – tha Sallahu.

“Sinonim është z. Sallahu,” – e korrigjoi gazetari Fazliu.

“Jo, nuk është... nuk janë krejt sinonime... pra është zhgënjim, pra mund të them osht në kohë të caktume, po osht në bazë të këtij zhgënjimi osht rritë edhe motivi për të punu edhe më shumë...”

Përsëri, vaji në tepsi

Gazetari e përmendi sërish vajin në tepsi – një alegori e çuditshme prej tij e përmendur në një emision televiziv - për të nxitur kësisoj një performancë të sikletshme disasekondëshe.

“Osht edhe ajo e lexume. Edhe ajo osht e librave.” – tha ai, duke premtuar se do ta sillte në një emision tjetër. Nuk ishte e qartë nëse do ta sillte librin ku përdorej vaji i shpejtësisë si matës shpejtësie apo qoftë edhe vet tepsinë me vaj për ta bërë ndonjë demonstrim.

Sallahu harron se jemi në vitin 2023

Po, edhe kjo ndodhi. Lexojini këta rreshta, e nëse nuk besoni dëgjojeni e shikojeni videon e mëposhtme:

“Këto mund të folen në vitin 2025, për këto çështje që po thu ti. Ne mund të folum në vitin 2025. Ne jemi në vitin 2000... pra, ëëë, tash jemi në vitin... që jemi në procesin e reformave...”

Lajme të ngjashme