Mbrojtësi i viktimave: Nuk e kemi obligim t'i vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve, kjo është punë e Prokurorisë - NACIONALE

Mbrojtësi i viktimave: Nuk e kemi obligim t'i vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve, kjo është punë e Prokurorisë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Seancën e sotme gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ku pritet të flasë katërshja e UÇK-së, e ka nisur

Mbrojtësi i viktimave në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Simon Laws, ka bërë me dije se nuk e ka obligim t'i vërtetojë akuzat ndaj të akuzuarve.

Laëa, i cili e ka filluar seancën e sotme, ka thënë se nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes të akuzuarve dhe krimeve.

“Nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes Selimit dhe krimeve, në asnjë fazë të procesit. Ne sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë lidhjen e krimeve dhe Selimit. Ne kemi paraqitur informacione dhe prova që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo është puna e Prokurorisë”, ka thënë Laws.

Në seancën e sotme, pas pushimit të drekës, pritet që fjalën e tyre ta thonë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Lajme të ngjashme