Marsh në kujtim të Lulzim Fejzullahut në Podujevë: Kërkohet drejtësi për 18-vjeçarin - NACIONALE

Marsh në kujtim të Lulzim Fejzullahut në Podujevë: Kërkohet drejtësi për 18-vjeçarin

2 vjet më parë

nga Beatrisa Culaj

Gjatë ditës së diel është mbajtur marsh në nderim të 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, të vrarë nga dy të mitur.

Marshi me shumë qytetatarë anë e mbanë Kosovës ka filluar nga vendi ku ndodhi vrasja që tronditi Kosovën, e deri te sheshi i dëshmorëve në qendër të Podujevës.

Gazetarja Beatrisa Culaj, ka ndjekur ngjarjen nga afër duke bashkëbiseduar me qytetarë. Daja i Lulzim Fejzullahit e djemtë e dajës folën për Gazetën Nacionale, duke kërkuar drejtësi.

Njëri nga djemtë e dajës së Lulzimit përmendi edhe Kanunin si zgjidhje të mundshme.

Po, i njëjti e pati një epizod, kur u “kap” me Policinë, për rrugëtimin e marshit. Por ky epizod kaloi qetë, me mirësjelljen e policit, i cili u shpreh se mund të vazhdohet marshi madje deri në Gollak.

Ndiqeni videon:

“Nuk kam bërë kurgjo”: Deklaratat e dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit para gjykatës

Mediumi “Betimi për Drejtësi” ka publikuar deklaratat e dy të miturve që dyshohen për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, në rastin që fillimisht ishte cilësuar si “Vrasje në Tentativë”.

Ky medium raporton se Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit më 15 janar 2024, kur edhe është caktuar masa dhe tashmë viktima, atë kohë po trajtohej në QKUK.

I dyshuari i parë, raportohet se ka kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit dhe se ditën kritike, pretendon që e kishte pyetur L.F nga xhami i veturës “pse më shave dje”.

Ai tutje ka pretenduar se L.F i kishte kërkuar ta ndalë veturën dhe të skajtohet, dhe se kur kishte dalë prej aty, tashmë i ndjeri e ka therrur me thikë në këmbë.

“Kur jam afrua e kam rrok gumën e veturës me thike dhe e ka qel derën e kerrit dhe ja ka nis me me sjell me thikë dhe më ka therë në këmbë dhe po ashtu duksin e kam pas të shkym se disa here u mundua me therrë, i dyshuari i dytë, u kanë me mua, ai ka dal nga vetura ja ka kap dorën L., dhe jena ikë nja 10 metra, mandej kena ikë me veturë e gomë të shpërthyer 10 metra.” – raportohet se ka deklaruar i dyshuari i parë.

Më pas, ai e ka ndjekur me veturë L.F:

“E kam kap stupcin e kena hyp në kerr apet dhe ju kam leshu L., me ndjek me veturë dhe kur na ka pa L., e ka që thikën e ka mbajt, në ato momente dola prej vetes, jam mundu me koqit kerrin por me dije tem L., nuk e ka prek kerri, kam dalë prej kerrit dhe i kam ra L., me shkopin e drurit në dorë ku e ka pas thikën dhe ja kam ba lësho thikën nuk e ka lëshu thikën e ka mbajt në drejtim timin, me pas e kam godit me stupc në kokë mbrapa sigurt nuk e di në anën e djathtë”.

Ai e kishte pranuar që mosmarrëveshja kishte filluar pasi i ndjeri, sipas tij “ia kishte zënë vendin te beriberi dhe e kishte sharë”.

“E kundërshtoj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, vetë jam dorëzua në polici kam shkua në spital ju kam thanë policisë vetë jam i therrt, nuk jam mundu me ikë, mosmarrëveshja kishte ndodh një ditë përpara sepse L., ma kishte zanë renin te berberi dhe më ka sha mua.” – ka deklaruar ai para gjykatësit.

I mituri i dytë, po ashtu raportohet se e ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim, duke pretenduar se ka dashur t’i ndajë gjatë përleshjes.

“Unë nuk jam për kësi lloj punësh deri në këtë pikë qysh ka ndodh, unë jam nxënës, unë ditën kritike veç kam tentua m’i nda dhe atë dy here” – ka thënë ai.

Edhe i dyshuari i dytë, ka pretenduar se L.F e kishte goditur me thikë të dyshuarin e parë.

“Kur ka tentua me godit në pjesë tjera të trupit, kam dalë edhe unë e kam tërhjek L., prej të dyshuarit të parë, i cili veç e ka mbyll derën e veturës dhe unë jam kthy kam hip në veturë, i kam thanë (të dyshuarit të parë), çona te shpija, në momentin kur e ka pa gjakun në këmbë, ka ndal veturën dhe e ka marrë një stupc, unë stupcin ma herët nuk e kam pa deri në vend të ngjarjes çfare ka qenë nuk e di sigurt, e ka godit (i dyshuari i parë) L. (viktimën), fillimisht në dorë, nuk e di bash sigurt ku e ka rrok, ndërsa unë nuk e kam godit L.” – ka thënë ai.

Në kundërshtimin e tij për masën e paraburgimin, ai raportohet të jetë arsyetuar se “nuk kam bërë kurgjo”.

Ndërkohë, Nacionale sot përmes një videoraportimi ka sjellur detaje të tjera mbi të dyshuarin që e rrahu për vdekje Lulzim Fejzullahu.

Lajme të ngjashme