“Ky person ishte infiltruar nga Serbia në nivelet e larta të UÇK-së”: Përplasje në Hagë për provat e reja të Prokurorisë - NACIONALE

“Ky person ishte infiltruar nga Serbia në nivelet e larta të UÇK-së”: Përplasje në Hagë për provat e reja të Prokurorisë

1 muaj më parë

nga Besian Beha

Nacionale ka raportuar ditë më parë lidhur me disa prova të reja që ka propozuar Prokuroria e Specializuar në Hagë, të cilat i takojnë zonës së Llapit. Këto prova, ZPS-ja e konfirmonte edhe vet se i ka siguruar nga autoritetet serbe, të cilat i kishin marrë gjatë bastisjeve nëpër shtabet e zonat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pranimi i disa materialeve si prova është shqyrtuar edhe në seancën e djeshme që u mbajt në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, raporton Nacionale.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka pasur ankesa lidhur me vërtetësinë dhe mënyrën se si janë siguruar këto prova. Sipas tij, disa prej materialeve janë nxjerrë nga Agjencitë Sekrete të Serbisë.

“E dyta që kam është që mu dha mundësia që ta verifikojë këtë deklaratë tani se gjendet online, burimi vërtetë duket se është Shërbimi i Zbulimit Serb për këtë dokument. Unë do të thosha që ka pasur prova që janë paraqitur nga ky trup gjykues për fabrikimin e provave nga Zbulimi Serb. Pra të gjitha këto janë faktorë të cilët duhet mbajtur parasysh. Fakti që dokumenti pretendon të jetë ai që është i barasvlershme me deklaratën e dëshmitarit që tashme ju e keni në dispozicion nga ky gjykim që edhe gjatë pyetjeve që i bëmë ne doli që nuk ishte ashtu”, tha avokati i Thaçit.

Avokati Misetiq përmendi një person të infiltruar nga Shërbimet Sekrete të Serbisë, i cili kishte arritur të shkonte deri në nivele të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo duke e ndërlidhur këto dëshmi, me materialet që janë siguruar nëpërmjet autoriteteve serbe.

“Zbulim serb e kishte penetruar brenda UÇK-së gjatë konfliktit dhe fakti që ky informacion dihej edhe jashtë UÇK-së është pikërisht një provë që do të jepet nga dëshmitari i Prokurorisë. Ky person i infiltruar ishte në nivele të larta të UÇK-së. Dua të them që informacionet nuk i dinte vetëm UÇK-ja po i dinte edhe shërbimi i Zbulimit Serb që nga vitit 1998. Por, në thelb është se cfarë do të ndodhë nëse trupi gjykues e pranon këtë dokument, mbështetët në këtë dokument dhe pastaj zbulohet qartë se edhe kjo del një provë e fabrikuar”, tha më tutje avokati Misetiq, raporton Nacionale.

Ankesa pati edhe avokatja e Kadri Veselit, Anne Rowan.

“Sa i takon sfondit të kësaj çështje gjyqësore dhe fakteve, kur shikon përmbajtjen e këtij dokumenti dhe duke e ditur se si është marrur ky dokument, ky dokument nuk mund të thuhet se ësht i lidhur vetëm me UÇK-në. Ky dokument mund të jetë porositur nga vetë Zbulimi Sekret Serb sepse Zbulimi Sekret Serb mund t‘i ketë ditur këto informacione. Pastaj a është i vertetë dokumenti a po jo nuk e di, po këta mund të jenë serb që mund të kenë pasur dijeni po për këto gjëra”, tha ajo.

Versioni i Prokurorisë

Në seancë, prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka shpjeguar pse janë propozuar këto prova, dhe sipas saj, do të dëshmohet vërtetësia. Megjithatë, ajo e konfirmoi se provat janë siguruar nga Serbia.

“Sa i takon autenticitetit të dokumenteve, dokumentin ZPS-së ia ka dhënë TPNJ-ja dhe UNMIKU. Dokumentet fillimisht i kanë vënë në dispozicion autoritetet serbe të cilat i kishin sekuestruar në bazat e UÇK-së gjatë luftës. Në lidhje me këtë i mbështesim deklaratën e hetuesit të TPNJ-së të depozituar në çështjen Haradinaj që janë parashtrime të prokurorisë sa i takon zingjirit të kujdestarisë së provave informative të paraqitura nga Bislim Zyrapi të viti 2007. Duke qenë se janë të mjaftueshme sa i takon besueshmërisë, ZPS-ja nuk synon që të thërras dëshmitarë që të flas sa i takon origjinës së këtyre dokumenteve”, tha prokurorja.

“Kur shohim që ka dokumente të njëkohshme që flasin për bashkëpunimin vlera e përbashkëta është më e madhe se dokumentet e veçanta në zona të veçanta. Kur ngrihen pretendime sa i takon autenticitetit, trupi gjykues mund t’i pranojë dokumentet dhe pastaj mund të vendosë vetë se çfarë peshe të iu jap në kuadër të dokumentacionit të gjyqit në përgjithësi”, deklaroi më tutje ajo.

Nacionale ditë më parë ka publikuar artikullin se për çfarë provash të zonës së Llapit bëhet fjalë.

Lajme të ngjashme