Kur Kryeprokurori i Speciales s’i pëlqente hetimet e gjata në fazën paraprake: Çfarë shkruante Whiting në vitin 2018? - NACIONALE

Kur Kryeprokurori i Speciales s’i pëlqente hetimet e gjata në fazën paraprake: Çfarë shkruante Whiting në vitin 2018?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Alex Whiting për momentin është ushtrues detyre i prokurorit të Specializuar në Hagë kundër krerëve të UÇK-së.

Procesi gjyqësor ka nisur pas 2 vjet e gjysmë pritje dhe hetimesh nga prokuroria në fazën paraprake. Plus, koha e hetimeve që nga krijimi i Speciales.

Megjithatë, vetë Whiting po del se nuk ka qenë fort përkrahës i hetimeve të gjata në fazën paraprake. Për dallim nga ajo që po ndodh sot në institucionin ku Whiting është figura kryesore.

Në një postim në tëitter që Whiting e kishte bërë në vitin 2018, tregonte për vështirësitë që krijohen nëse hetimet paraprake zgjasin me vite, raporton Nacionale.

Kjo duke komentuar kërkesën për hetim nga Palestina në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“Nëse një shtet kërkon një hetim nga ICC (Gjykata Penale Ndërkombëtare), është shumë më e vështirë për OTP-në (Prokurorinë) të qëndrojë në fazën e ekzaminimit paraprak për vite me rradhë. Referimi krijon pritshmëri dhe sinjalizon gatishmërinë për të bashkëpunuar, dhe për këtë arsye e shtyn OTP-në drejt hetimit. Referimi ka një efekt real”, shkruante ai.

Mbrojtja vazhdimisht ka kritikuar hetimet e gjata nga Prokuroria, dhe faktin që gjykimi u vonua kaq shumë të fillojë.

Lajme të ngjashme