Krasniqi në fjalën përmbyllëse: Tash i bëra 16 vite burg për Kosovë, akuza që më shkruhet nuk ka të bëjë me mua - NACIONALE

Krasniqi në fjalën përmbyllëse: Tash i bëra 16 vite burg për Kosovë, akuza që më shkruhet nuk ka të bëjë me mua

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Jakup Krasniqi, Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, në fjalën përmbyllëse para trupit gjykues, tha se me gjashtë vite paraburgim në Dhomat e Specializuara i mbush 16 vite burgim për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Krasniqi tha se aktakuza e Prokurorisë Speciale i përshkruan atij role dhe përgjegjësi të cilat nuk i ka pasur kurrë dhe se “ajo figurë nuk është ky personi që qëndron sot para jush”.

Pjesë nga fjalimi i Krasniqit:

Më udhëhiqte përkushtimi im ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ardhmërisë.

Sot, ndodhem në vitin të 16’të të burgimit veëtm sepse luftova për liri dhe pavarësinë e popullit tim.

Tash në vitim 16, se 10 vite i kam kaluar nga 81 në 91.

Të kesh kaluar 16 nga 75 vite në burg dhe të jesh privuar nga ajri i lirës nuk është diçka e vogël, por e madhe.

Dalja ime publike më 11 qershpr 1998 tregoi se isha kundërshtar i politikave gjenocidale ët Serbisë dhe ndodhi pak kohë pas masakrave serbe bë Çirez, Likoshan dhe Prekaz. Ku humbën jetën 83 njerëz, shumica gra, fmi e të moshuar. Të paarmotusr e të vrarë në shtëpitë e tyr.e

Këto vrajs ebrutale shënojnë pikë kthese të ndërgjegjës për një brez të tërë shqiptarësh.

E çka më shtyri? Robëria e gjatëm persekutimet, dhunimet e burgimet e shumta, e vrasjet e shumta që shënuan gjithë shekullin 20-të.

Akuzat e ZPS-së janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa lufta në FRY brenda një dekade të vetme. Kjo akuzë as s’i shërben drjetësisë, e lëre me drejtësive të shoqërive demokratike. Drjetësia nuk mund të drejtohet me gjuhën e ish-shtypëse. Drjetësia duhet të ndërohet mbi prova të besueshme dhe të vërtetës.

Padrjetësia e këtij rasti është e shkruar në vetë aktakuzë. Më atribuohen role e përgjegjësi që nuk i kam pasur kurrë. Ishte shpifje. Figura e përshkruar në ZPS nuk është njeriu që qëndron sot para jush. Jam mirënjohës ndaj dëshmitarëve që erdhën këtu dhe thanë të vërtetën se kush isha dhe kush n uk isha. Ata erdhën për t’i mbrojtur faktet.

Lajme të ngjashme