Ish-komandanti i UÇK-së flet në Hagë: Nëse do me nënçmu dikënd në Kosovë, thuaj kolaboracionist - NACIONALE

Ish-komandanti i UÇK-së flet në Hagë: Nëse do me nënçmu dikënd në Kosovë, thuaj kolaboracionist

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari i 24-të në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së e përfundoi sot dëshminë e tij.

Ai u pyet për masakt që mbanin ushtarët serbë, por edhe për termin kolaboracionist që përdorej në atë kohë.

Përgjigjet:

Avokati Emmerson: Në lidhje me oficerët e policisë serbe në Kosovë, a e ekzistonte një perceptim se oficerët e policisë vinin maska në operacione të cilat shpesh çonin në pretendime keqtrajtimi dhe torture nga policia serbe.

Dëshmitari: I nderuar avokat, e nderuar gjykatë, ne kemi një përvojë të keqe me Serbinë, jo vetëm në përdorim të maskave, ajo bën tregti me trupa të njerëzve, me kufoma tona, ka bartur, ka vrarë, masakruar, madje 15-16 vende në Serbi janë me trupa të Kosovës.

Dëshmitari: Veç sa për identifikim sepse serbët mund të përdornin gjithçka…

Avokati Emmerson: Nga fundi i 97 deri qershor 98, kur kishte sulme nga UÇK psh siç ka pasur sulme në postat e policisë serbe ose në operacione të izoluara ushtarake brenda Kosovës, anëtarët e UÇK që realizonin këto operacione vinin maska apo jo?

Dëshmitari: Po, ishte e zakonshme dhe e nevojshme ndoshta për ta, unë nuk kam bartur.

Avokati Emmerson: A u ulë përdorimi i maskave nga UÇK nga qershori 1998?

Dëshmitari: Po, po. Megjithëse kjo ka qenë vlerësim i secilës zonë, secilit territor, secili individ në atë kohë ka vendosur vet, qysh ata kanë vlerësuar, ka qenë një vlerësim aty për aty.

Dëshmitari: Në popullin tim merret si term i ulët, injorues, komplet popullin, jo vetëm te unë.

Avokati Kehoe: Nëse një person duhet të lante hesapet me ndonjë person në fshat, mënyra për ta poshtëruar këtë person ishte duke e etiketuar si kolaboracionist apo jo?

Dëshmitari: Nëse do me nënçmu fort thuaj kolaboracionist.

Avokati Emmerson: Gjykatësi Barte dhe gjykatësi Metro ju petën nëse ju vet aso kohe kishit hetuar çështjen e kidnapimit të Jakup Kastratit dhe Cen Deskut, dhe ju thatë jo, dhe a ishte përmendur më gjatë bisedave pas luftës, ju prap u përgjigjet jo. Në atë kohë, pse nuk bëtë vet një hetim duke pasur parasysh zonën tuaj, dhe pse nuk u përmend më kjo gjë në bisedat që keni pasur pas luftës?

Dëshmitari: Nuk ishte në zonën time, i takon komunës së Malishevës, dhe e dyta nuk kam pasur mandat të hetoj unë. Vetëm pas luftës i kam takuar.

Avokati Emmerson: Sa kohë kishte kaluar nga koha e zhdukjes së tyre, deri në momentin që u takuat, sa kohë kishte kaluar.

Dëshmitari: Në momentet e para pas luftës ne jemi takuar.

Avokati Emmerson: Pse nuk ishte çështja e ndalimit të tyre nga pyetjet e tuaja kryesore kur diskutuat luftën? Tema e zhdukjes së tyre pse nuk ishte për ju nga temat kryesore kur biseduat pas luftës, të dy gjykatësit ishin vërtetë të interesuar ta dinin, pse nuk e keni diskutuar me ta pas luftës?

Lajme të ngjashme