Ish-anëtari i Bordit të RTK-së paralajmëron padi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

Ish-anëtari i Bordit të RTK-së paralajmëron padi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin për shkarkimin e Bordit të RTK-së, të cilin vendim e mori Kuvendi i Kosovës. Sipas Kushtetueses, është e kontestueshme nëse ka pasur bazë ligjore për shkarkim kolektiv të anëtarëve të Bordit.

“Gjykata konstaton që në shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së, përkatësisht shkarkimin kolektiv të bordit të transmetuesit publik për “paaftësi profesionale”, të konstatuar përmes shqyrtimit të Raportit Vjetor të RTK-së për vitin 2020, Kuvendi ka vepruar pa bazë ligjore në kontekst të shkarkimit të Bordit në tërësinë e tij, si pasojë e refuzimit të raportit përkatës vjetor dhe rrjedhimisht, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për RTK-në”." - thuhet aty ndër të tjera.

Në lidhje me këtë kë reaguar Bajram Mjeku, ish-anëtar i bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), dhe njëherit njëri nga të shkarkuarit në korrik të vitit 2021 nga Kuvendi i Kosovës.

Mjeku me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është i çliruar emocionalisht, teksa njofton se do t’i padis deputetët përgjegjës.

“Në planin emocional, sot ndjehem i çliruar, pasi ndjesinë e shkarkimit e kam bartur tash dy vjet. Edhe pas Vendimit të sotëm nga Gjykata Kushtetuese, nuk ka përfunduar asgjë. Në fakt, ky është vetëm fillimi i fundit i një odiseade, derisa kjo barrë ka rënduar edhe mbi familjen time, e cila nuk ka mundur t’i shpëtojë bullizmit, i shprehur aq shumë në ambientin tonë brutal.

Kurdo që vendimi të bëhet i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, do të kontaktoj avokatin tim për të nisur procedurën e padisë civile ndaj deputetëve të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie e Zhvillim Rajonal dhe deputețëve të Komisionit Parlamentar për Punë e Transfere në Kuvendin e Kosovës, të cilët si mjet rrënues përdorën numrat e arrogancën, në vend të argumenteve dhe qasjes profesionale. Janë pikërisht këta deputetë, të cilët me zell të paimagjinueshëm dhe pa zgjedhur asnjë mjet, provuan të rrënojnë integritetin personal e profesional në sy të opinionit publik, prandaj do t'i shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore, që të zbatohet drejtësia e munguar”, ka shkruar Mjeku.

Lajme të ngjashme