Haxhiu për Provimin e Noterisë: Procesi ka qenë më transparenti dhe profesionali i organizuar ndonjëherë - NACIONALE

Haxhiu për Provimin e Noterisë: Procesi ka qenë më transparenti dhe profesionali i organizuar ndonjëherë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se 100 noterë të rinj iu kanë shtuar vendit tonë.

Haxhiu ka thënë se sot ka nënshkruar vendimet për emërimin e tyre, duke bërë të ditur se do të publikohen të hënë në ëebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.

100 noterë të rinj iu shtuan vendit tonë me ç'rast sot kam nënshkruar edhe vendimet për emërimin e tyre, ndërsa për shkak të mosplotësimit të kushteve emërimi i 6 kandidatëve të tjerë për noter është refuzuar. Vendimet do të publikohen të hënën në ëebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.” – ka shkruar Haxhiu.

Ajo tutje ka thënë se ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë.

Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë. Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve por edhe meritokracinë. Falenderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional.” – ka përfunduar Haxhiu.

Lajme të ngjashme