Gruaja qëllon për vdekje një burrë në Prishtinë, raportohet se ishte vëllai i bashkëshortit të saj - NACIONALE

Gruaja qëllon për vdekje një burrë në Prishtinë, raportohet se ishte vëllai i bashkëshortit të saj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Vranjevc të Prishtinës, ku një grua ka qëlluar për vdekje një burrë mbrëmjen martës.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Nacionalen, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me rastin është "vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër".

Zëdhënësja ka bërë të ditur se hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me motivet e vrajes.

"Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën "Ismet Krasniqi" në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast", ka thënë Ahmeti.

Siç raporton Sinjali, gruaja ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit. Sipas mediumit, gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme