Grenell me kritika të ashpra për Gjykatën Speciale: Ne po paguajmë për një gjykim farsë dhe raportim farsë - NACIONALE

Grenell me kritika të ashpra për Gjykatën Speciale: Ne po paguajmë për një gjykim farsë dhe raportim farsë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një artikull i Radios Evropa e Lirë me seli në Kosovë, e ka revoltuar emisarin Richard Grenell.

Ky i fundit në një postim në rrjetin social ‘X’ ka kritikuar raportimin e REL-it, ndërlidhur me gjykimin që po zhvillohet në Dhomat e Specialiuara të Hagës.

Turp për Radion Evropa e Lirë (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Turp për Gjykatën e Hagës (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Kush po i redakton këta artikuj”, thuhet në hyrje të postimit.

Grenell ka kritikuar artikullin, i cili sipas emisarit amerikan, shkruante “Prej dy vitesh, prokurorët kanë hetuar rastin e Hashim Thaçit”.

Procesi gjyqësor në rastin e Thaçit kishte nisur në prill të vitit 2023. Ai bashkë me Selimin, Krasniqin e Veselin u arrestuan në nëntor 2020.

Grenelli ka pretenduar se artikulli nuk ka informacione të saktë.

“Tatimpaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe Radion Evropa e Lirë. Ne po paguajmë për një gjykim farsë dhe për raportim farsë të gjykimit”, thuhet në postim.

Lajme të ngjashme